Doli nga shtypi libri: Januz Bajçinca me bijtë: Ruzhdiun dhe Nebihun

Doli nga shtypi libri: Januz Bajçinca me bijtë: Ruzhdiun dhe Nebihun

Daçiq: Njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është zgjidhje

Në përpjekje për të ndriçuar jetën dhe veprën e luftëtarëve të NDSH-së, Ahmet Qeriqi ka nxjerrë në ditë monografinë: “Januz Bajçinca me bijtë Ruzhdiun dhe Nebihun”. Kjo është monografia e tretë në radhë e këtij autori për jetën dhe veprën e luftëtarëve të NDSH-së, luftën, qëndresën dhe fatin e tyre tragjik pas luftës së Dytë Botërore, kur ata regjimi jugosllav i cilësonte si elementë profashistë dhe i pushkatonte pa gjyq, i dënonte me vdekje dhe me burg deri në 20 vjet.

Një fat të rëndë në atë kohë kishte pësuar edhe familja Bajçinca e fshati Rubovc të Lypjanit. Kryefamiljari, Januz Emin Bajçinca ishte vrarë nga grekët në Kampin e Xhiritit në Greqi, me 15 bashkëluftëtarë të tij, në maj të vitit 1947, djali i tij 22-vjeçar, Ruzhdiu ishte vrarë në prill të vitit 1946, në një pritë të organizuar nga OZN-a, në fshatin Gadime të Lypjanit ndërsa djali tjetër Nebihu ishte kapur gjallë dhe ishte dënuar 15 vjet burg.

Libri ka 87 faqe, botoi, Radio-Kosova e Lirë, shtypi “Shkrola”, në Prishtinë.

Fatmir Graiçevci: Edhe një monografi e re e autorit, Ahmet Qeriqi për luftëtarët e NDSH-së

Ashtu sikur në shumë libra të tjerë të tij në të cilët trajton jetën dhe veprën patriotike të personaliteteve të anashkaluar me pa të drejt nga historiografia, studiuesi, Ahmet Qeriqi, në librin e tij të radhës ka ndriçuar jetën dhe veprën atdhetare të Januz Bajçincës dhe djemve të tij, Ruzhdiut e Nebihut, të cilët ndonëse të rinj, kishin zgjedhur ta trasonin edhe më tutje rrugën e prindit të tyre për bërjen e Shqipërisë etnike.

Autori, Ahmet Qeriqi, në librin e tij fillimisht paraqet rrethanat e popullit shqiptar në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe shtjellon se rrethanat e popullit shqiptar ishin të tilla që bën që pushtim nga Italia fashiste të mos përjetohej ndryshe nga populli liridashës në Shqipërinë londineze dhe ndryshe nga gjysma e popullit shqiptar që kishte mbetur e pushtuar rreth e përqark shteteve fqinje të saj. Kjo kishte bërë që populli shqiptar që jetonte në Shqipërisë londineze me të drejt ndjehej i pushtuar nga Italia ndërsa populli shqiptar që jetonte nën robërinë serbo-kroato-sllovene, me të drejt dhe arsye këtë e kishte përjetuar si çlirim, pasi Italia fashiste ua kishte njohur disa të drejta që populli shqiptar jashtë Shqipërisë londineze nuk i kishte pasur kurrë. Të ndodhur në rrethana të tilla, patriotët shqiptar të viseve nën robërinë serbo-kroato-sllovene kishin filluar t’i bashkërendonin aktivitetet dhe që për momentin të mos konfrontoheshin me pushtuesit e rinj por t’i konsolidonin radhët dhe të bënin gjithçka kishin mundësi që në momentin e përshtatshëm ta realizonin idealin kombëtar për bashkimin e kombit në një shtet të vetëm.

Autori, Ahmet Qeriqi, pasi kontekstualizon mjaftë mirë se si ishte reflektuar pushtimi i trojeve shqiptare nga Italia fashiste në vetëdijen kombëtare andej dhe këtij kufirit ndarës të kombit shqiptar, në librin e tij “Januz Bajçinca me bijtë Ruzhdiun dhe Nebihun” tregon për jetën dhe veprimtarinë patriotike të atdhetarëve të dëshmuar në mesin e të cilëve është edhe Januz Bajçinca me bijtë Ruzhdiun dhe Nebihun.

Januz Emin Bajçinca, i lindur në vitin 1902, në fshatin Rubovc të komunës së Lypjanit, qysh herët konfrontohet me shqiptar vrasës serb që po vrisnin dhe terrorizonin shqiptarët gjatë mbretërisë serbo-kroato-sllovene. Ky aktivitetet e kishte shndërruar hal në sy të regjimit serb. Ai në vitin 1941, kishte ngritur flamurin kombëtar në vendlindjen e tij dhe kishte filluar bashkëpunimin intensiv me atdhetar të dëshmuar, sikur ishin Adem e Selim Gllavica, Hysen e Bahti Tërpeza dhe me patriot të tjerë dhe me qëllim të rritjes së radhëve të luftëtarëve që po angazhohen për faktorizimin dhe fuqizimin e kombit shqiptar, ai kishte angazhuar edhe dy djemtë e tij të rinj, Ruzhdiun dhe Nebihun.

Në kuadër të veprimtarisë së tij atdhetare, është edhe angazhimi i tij në betejën për çlirimin Ferizajt ku mori për detyrë ndërprerjen e linjave të telefonit për t’ua pamundësuar forcave pushtuese të kërkonin ndihmë nga qytetet tjera. Gjatë luftimeve të ashpra në Ferizaj, Januz Bajçinca me njësitin e tij, “Te Mullini i Kukës” ndalon një xhip për ta legjitimuar dhe gjatë legjitimimit mëson se brenda tij ishte i prangosur veprimtarit i shquar i çështjes kombëtare, Ibrahim Lutfiu i cili po shoqërohej nga katër partizan serb të armatosur. Pas lirimit të veprimtarit të shquar, Ibrahim Lutfiut, Januz Bajqinca me njësitin e tij vazhdon të merr pjesë në betejën për çlirimin e Ferizajt. Ai luftën e tij nuk e ndali për një kohë të gjatë deri në nëntor të vitit 1945, kur iu bashkua grupit prej 150-200 nacionalistëve shqiptar në krye me Hysen Tërpezën, Adem Gllavicën, Çazim Llugagjinë, u nisën për në Greqi pasi kishin konstatuar se veprimtaria e tyre në Kosovë ishte e pamundur. Por derisa Januz Bajqinca po rrugëtonte drejt Greqisë duke u përballë me prita të njëpasnjëshme të organizuara nga forcat shqiptar vrasëse, edhe djemtë e tij – Ruzhdiut e Nebihut, ndonëse të rinjt, po përballeshin me dhunën dhe terrorin e forcave serbe dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Por pavarësisht vështirësive të shumta, edhe Ruzhdiu e Nebihu nuk u ndalën për asnjë moment në luftën e tyre për liri dhe bashkim kombëtar, gjatë së cilës Ruzhdiu bie heroikisht gjatë luftimeve kundër forcave shqiptar vrasëse ndërsa Nebihu për shkak të qëndresës së tij ishte dënuar me 15 vite burg të rëndë në Nish.

Studiuesi, Ahmet Qeriqi, në përgatitjen e librit “Januz Bajçinca me bijtë Ruzhdiun dhe Nebihun” është bazuar në literaturë të bollshme dhe të besueshme përfshirë libra studimore për jetën dhe veprën e luftëtarëve të NDSH-së, në intervista të pjesëtarëve të NDSH-së dhe familjarëve të tyre.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)