Në bazë të rezultateve preliminare,të publikuara nga KQZ, për kryetarin e rizgjedhur të Lipjanit Imri Ahmetin, votuan 16.123 votues, ose kthyer në përqindje 59.57 nga numri total i atyre që kishin dalur për të votuar, njofton Ulpianapress.
Me numër kaq të madh të votave të fituara dhe përqindje kaq të lartë, fitorja e Ahmetit, padyshim se shënon fitoren më të thellë në Komunën e Lipjanit, prej se mbahen zgjedhjet komunale, duke thyer të gjitha rekordet e deritanishme.
Ahmeti, me këtë fitore përpos që shënon një rekord të ri, duke grumbulluar vota qysh në raundin e parë më shumë se të gjithë kandidatët tjerë në garë, ai për herë të parë ka arritur, që në raport me të dytin më të votuar qysh në raundin e parë, Ismet Hajrullahun e PDK-së ( 5.809 vota), të krijojë një dallim aq të madh të votave, që shkon mbi 10 mijë.
Kështu duket renditja e votave të fituara të secilit kandidat në tabelën që ka publikuar KQZ
Imri Ahmeti LDK, 16.123 vota, ose 59.57 përqind
Ismet Hajrullahu PDK, 5.809 vota ose 21.6 përqind
Selatin Retkoceri VV, 2.383 vota ose 8.80 përqind
Fitim Selimi AAK, 1.776 ose 6.56 përqind
Heset Sahiti Nisma, 976, ose 3.61
/Ulpianapress/
COMMENTS