Votuan ligjin e gjuhëve, protestuesit ua bllokojnë shtëpitë deputetëve maqedonas

Votuan ligjin e gjuhëve, protestuesit ua bllokojnë shtëpitë deputetëve maqedonas

Përfaqësues nga Komuna e Lipjanit kanë nderuar dëshmorin e Kombit Arsim Zeqiri

Deputetët maqedonas të Kuvendit të Maqedonisë, pasi votuan ligjin e gjuhëve së bashku me deputetët shqiptar, po përballën me probleme e presione nga më të ndryshmet, shkruan Indeksonline.

Mbrëmë në fokusin e protestuesve, cak kanë qenë shtëpitë e deputetëve të LSDM-së që vijnë nga Aerodormi, Sopishtja, Prilepi, Draçeva, Gjorçe Petrovi dhe nga vende tjera. Më rëndë protestën e kaloi deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski.

“Tradhtare…lavire…e poshtër… do ta gjesh nga populli”, janë disa nga thirrjet që mbrëmë janë thirrur nga protestues të dhunshëm para shtëpisë së deputetes së LSDM-së.

Në një video të publikuar nga ana e bashkëshortit të deputetes, dëgjohen hapur thirrjet dhe veprimet fashiste të protestuesve maqedonas të organizuar nga VMRO-DPMNE.

“Nga sonte jam edhe maqedonase, edhe shqiptare, edhe turke, edhe rome, edhe boshnajke edhe serbe, më thoni si të doni sepse e di që ua dua të mirën të gjithëve pa marrë parasysh përkatësinë etnike dhe nacionalitetin”, shkruante mes tjerash Remesnki në profilin e saj në Facebook.

Disa ditë më parë protestuesit maqedonas u mblodhën para shtëpisë së deputetit të LSDM-së nga Velesi, Pançe Ivanov, dogjën automjetin e deputetes së LSDM-së nga Vinica, shkarravitën Institutin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve si dhe shkaravitje e grafite anti shqiptare të disa objekteve të tjera në vende të ndryshme të Maqedonisë.

Ndërkohë dje në një protestë të organizuar nga diaspora maqedonase në Bruksel, iu vu flaka flamurit të Bashkimit Evropian.

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE kanë paralajmëruar protesta masive në javët dhe muajt në vijim./ Indeksonline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)