Afaristi i mirënjohur lipjanas Abedin Salihu-Dino zgjidhet kryetar i ri i klubit të KF Ulpianës.
Bordi mbikqyrës i përkohshmëm i KF Ulpianës është i përbërë nga kryetari Salihu dhe si administrator u caktu të jetë Drejtori për Rini Kulturë dhe Sport Bekim Shabani.
Pas problemeve të shumta financiare që kishte KF Ulpiana, kryetari i deritanishëm i klubit lipjanas ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme e cila u zhvillua në ambietet e Kuvendit Komunal të Lipjanit.
Ish-kryetari Duriqi ishte i pari që hapi fjalimin duke kërkuar për të interesuarit që dëshirojnë ti prijnë klubit dhe me unanimitet të plotë, Abedin Salihu është zgjedhur kryetar i KF Ulpianës./Ulpianapress/
Pas pak mund ta lexoni shkrimin e plotë në Gazeten Ulpianapress.
COMMENTS