“SOT HAPI I FUNDIT DREJT LIBERALIZIMIT TË VIZAVE”

“SOT HAPI I FUNDIT DREJT LIBERALIZIMIT TË VIZAVE”

Butrint Gashi ndan rrugët me klubin e KF Ulpiana

Deputeti i Nisëm Socialdemokratike, Haxhi Shala ka thënë se nëse demarkacioni me Malin e Zi nuk kalon, për vendin tonë do të shtyhet liberalizimi i vizave.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, (RTK), Shala ka thënë se për këtë vit është hapi i fundit për liberalizimin e vizave.

“Nëse nuk kalon shtyhet procesi i liberalizimit të vizave dhe ne nuk e duam. Për këtë vit është hapi i fundit për liberalizimin e vizave. Partnerët e koalicionit kanë biseduar me deputetët e listës serbe dhe të Vetëvendosjes, dhe besoj që do të gjendet edhe një ose dy votë e cila po mungon. Qytetarët po e kërkojnë dhe ata duhet sot të bëjnë presion mbi deputetët”, ka thënë Shala.

Seanca për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi do të mbahet sot duke filluar nga ora 16:00. /Insajderi

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)