Qentë endacakë, rrezik për qytetarët në sheshin ‘’Adem Jashari’’ në Lipjan (VIDEO/FOTO)

Qentë endacakë, rrezik për qytetarët në sheshin ‘’Adem Jashari’’ në Lipjan (VIDEO/FOTO)

Lipjan: Ia vjedhin pushkën e gjuetisë

Shumë komuna të Kosovës ende nuk e kanë zgjidhur problemin e qenve endacakë, njofton Ulpianapress.

Në mungesë të hapësirës adekuate për ta, qentë bredhin rrugëve gjatë gjithë kohës. Në motin e ftohtë ata shumicën e kohës gjenden pranë kontejnerëve apo hyrjeve të ndërtesave banuese, duke kërkuar ushqim dhe strehim. E në mungesë të ushqimit, ata shpesh dinë të bëhen agresivë ndaj qytetarëve. Alternativë e vetme është trajtimi i tyre, vaksinimi e sterilizimi ose hapja e qendrave për strehim.

Duke marrë parasysh rrezikun e vazhdueshëm që iu kanoset qytetarëve për çdo ditë, në Komunën e Lipjanit thonë se janë në pritje të një përgjigje nga AVUK.

Shefqet Amerllahu, Drejtori i Bujqësisë thotë se Komuna është në pritje të një përgjigje nga AVUK në mënyrë që Komuna më pastaj të veprojë në bazë të asaj që i lejohet.

‘’ Komuna është në pritje të një përgjigje nga AVUK sepse janë ata që e kanë marr përsipër, në mënyr që ne pastaj të veprojmë në bazë të asaj që na lejohet’’, nka thënë shkurt Amerllahu.

Kështu qentë paraqesin rrezik permanent sidomos për fëmijët dhe të moshuarit. Përveç frikës se mund të sulmohen qytetarët ndjehen të rrezikuar edhe për sëmundjet që mund të transmetojnë.

Taulant Rrahmani, njëri nga qytetarët e shqetësuar, thotë se çdo ditë has në qen endacakë para hyrjes së ndërtesës ku ai banon, në sheshin’’Adem Jashari’’

“Ndihem shumë i shqetësuar me gjithë këta qen endacakë që po rrinë këtu para hyrjes së ndërtesës tonë, nuk po mundemi me dal lirshëm, pasi frikësohemi se po na vërsulen, ne frikësohemi edhe se mund të marrim edhe ndonjë sëmundje pasi çdo ditë janë para hyrjes së ndërtesës”, është shprehur ai.

Ai bën apel që Komuna të marrë masat dhe sa më shpejt t’i largojë këta qen./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)