“DEMARKACIONI DO TË VOTOHET SONTE”

“DEMARKACIONI DO TË VOTOHET SONTE”

SALI BERISHA TREGON NËSE DO VAZHDOJNË PROTESTAT KUNDËR EDI RAMËS

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur për gjendjen që është duke ndodhur në Kuvendin e Kosovës, me hedhjen e gazit lotsjellës në sallë.

Hoxhaj është shprehur se kjo çfarë po ndodh në Kuvend është absurde mirëpo që kjo gjendje duhet të përfundoj.

“Ajo se çfarë po ndodh është fundi i një situate absurde, mirëpo du të theksoj se sonte duhet të përfundoj debati për demarkacioni të përfundoj me debate e jo me dhunë dhe kjo temë duhet të mbyllet, edhe këtë çështje nuk mund të ndalet as tash”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka shtuar se “Viti 2018 do të jetë vit i punës jo i tymit sonte të votohet demarkacioni mirëpo kur të votohet dhe do të mbahet séance e vendos Kryesia”, ka shtuar Hoxhaj.

Në Kuvend është hedhur gaz për herë të katërt, nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa këtë radhë ka qenë deputeti Valon Ramadani i cili e ka bërë këtë veprim. /Insajderi

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)