LDK, partia më e votuar në Lipjan

LDK, partia më e votuar në Lipjan

Për një vit 79 raste të trafikimit me narkotik në Lipjan

LDK , në bazë të rezultateve të prezantuara në selinë e saj, ka dalë partia më e votuar duke marrë 10437 vota, e që i sigurojnë 13 ulëse në Kuvendin e Lipjanit, por që nuk i mjaftojnë ta ketë shumicën në Kuvend.

Gjithnje bazuar ne kalkulimet e LDK-se, marrë parasysh që partitë e koalicionit parazgjedhor që garuan bashkë me LDK-në, AKR dhe PAI, siguruan 3 ulëse në kuvend, LDK, përpos që ka Kryetarin e Komunës, në Kuvendin e ri e ka të sigurtë edhe shumicën e majftueshme. Partia më e votuar në zgjedhjet e kaluara PDK, kësaj here ka arritur vetëm ta përgjysmojë suksesin e zgjedhjeve të 2013-tës, duke marrë 5221 vota, që i sjellin 6 ulëse në Kuvend. Partia e tretë më e votuar është Vetëvendosje me 2260 vota dhe 3 kuvendarë, ndërsa e katërta e rreshtuar për nga votat është AAK me 2280 vota, që në Kuvend i sigurojnë 2- 3 ulëse, aq sa ka edhe AKR që mori 2161 vota. Ne baze te dhenave te LDK-se, e përfaqësuar në Kuvend me dy kuvendarë, do të jetë edhe Nisma, e cila ka fituar 1636 vota, si dhe PAI, të cilës 506 votat e fituara i sjellin një ulëse në kuvend. /Ulpianapress/

Tabela e votave të partive
LDK-10437 vota, 13 kuvendarë
PDK-5221vota, 6 kuvendarë
VV-2660 vota, 3 kuvendarë
AAK-2280 vota, 2-3 kuvendarë
AKR-2161 vota, 2-3 kuvendarë
NISMA-1636 vota, 2 kuvendarë
PAI-506 vota, 1 kuvendarë

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)