Kryetari Ahmeti reagon pas ratifikimit të demarkacionit

Kryetari Ahmeti reagon pas ratifikimit të demarkacionit

Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka mbajtur mbledhjen e dhjetë me radhë

Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti ka mirëpritur ratifikimin e djeshëm të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës. Ai ka përgëzuar disa deputetë që me votimin pro plotësuan një nga kushtet kryesore për liberalizimin e vizave që për tri vite e mbajtën peng këtë process, njofton Ulpianapress.

Sipas Ahmetit, ratifikimi i demarkacionit është shpresë për qytetarët kovoarë që të ndihen të barabartë e të integruar me popujt europian./Ulpianapress/

”Më në fund përfundoi diçka që ishte e ditur që do të përfundonte në dimensionin dhe përmbajtjen siç ishte para tre viteve.
Shpresojmë në veprimet e BE-së në dobi të liberalizimit të vizave kaq të pritëshme nga qytetarët tonë.
Nga sot rritet shpresa për qytetarët kosovarë të ndihemi të barabartë e të integruar me popujt europian.
Më në fund përshëndesim reflektimin pozitiv të disa deputeteve që për gati tri vite e mbajtën peng këtë proces.
Më mirë vonë se kurrë!”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)