Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Lipjanit Daut Azemi është mbajtur sot mbledhja e parë e Komitetit për Komunitete. Me vota unanime u zgjodh Boban Jovanoviç kryesues i këtij Komiteti, i cili në këtë pozitë pati qëndruar edhe mandatin e kaluar.
Anëtarët e komitetit në këtë takim kanë diskutuar edhe për objektivat që ka Komiteti për Komunitete në dobi të të gjithë qytetarëve, ku fokus i veçantë pritet të jetë edukimi dhe arsimimi, zhvillimi i përgjithshëm i komunës së Lipjanit.
COMMENTS