KOSOVËS I SHTOHET EDHE NJË PARTI POLITIKE

KOSOVËS I SHTOHET EDHE NJË PARTI POLITIKE

Rrugët me borë dhe akull shkaktojnë kaos në trafikun e Prishtinës /VIDEO

Lista e partive politike në Kosovë është rritur edhe për një.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve një ditë më herët e ka regjistruar “Lëvizjen për Drejtësi”, si parti politike, shkruan AktivPress.

Kryetar i kësaj partie është Sylejman Çerkezi i cili në fakt ka qenë edhe ideatori për themelimin e Partisë se Drejtësisë, nga e cila u shkëput para zgjedhjeve të fundit nacionale.
Çerkezi pati qenë pjesë e listës së LDK-së në këto zgjedhje.

Tash, ai ka zgjedhur që lëvizjen e tij ta bëj parti me synim që t’i “përfaqësojë vlerat e shoqërisë kosovare”.

Ai e ka pranuar se Lëvizja për Drejtësi është vazhdimësi e aspiratave për një shoqëri me vlera dhe drejtësi.
“E dimë se Kosova ka nevojë jo vetëm për koncept të qartë politik por edhe për një frymë të politik-bërjes reale. Jemi te vetëdijshëm se gjërat nuk janë të thjeshta por besojmë thellë se LD-ja do të jetë përfaqësim i vlerave të kësaj shoqërie”, ka thënë ai.

Çerkezi ka qenë i vetmi kryetar partie i cili kishte fituar mandatin e deputetit dhe ishte tërhequr për t’ia lënë vendin ish- bashkëpartiakut të tij asokohe në Partinë e Drejtësisë, Ferid Aganit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)