Ky tel që rri i kacavarrur një metër mbi tokë, nuk ështe vig për tesha, por është kabllo e lidhur në shtyllën e telefonisë fikse, e cila ka më shumë se një muaj që gjendet në këtë mënyre, derisa PTK e Lipjanit edhe pse e informuar për këtë rast nuk ka ndërmarrë asgjë deri më tani.
Kablloja është vjerrur si pasojë sepse shtylla për të cilën është e lidhur, është rrëzuar nga kalbja, në vendin ku është e mbjellur në tokë dhe ka rrezik të shembet për tok gjithë kablloja. /Ulpianapress/
COMMENTS