Këshilla për femrat në të tridhjetat që duan të dobësohen

Këshilla për femrat në të tridhjetat që duan të dobësohen

Prindër, mos iu bërtitni fëmijëve, nuk ia keni ide se çfarë po iu shkaktoni

Derisa plakemi, metabolizmi ngadalësohet dhe eshtrat bëhen më të dobëta, prandaj nevojitet kujdes i shtuar për trupin. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që nuk mund ta humbni peshën e tepërt nëse i keni më shumë se 30 vjet, gjë që nuk duhet të jetë aspak e vështirë.

Para së gjithash, është e rëndësishme të konsumoni ushqime të pasura me proteina, sepse me plakjen ngadalësohet metabolizmi, ndërsa organizmi juaj ende ka nevojë për ushqim të shëndetshëm dhe materie ushqyese. Edhe nëse nuk keni nevojë për humbje peshe, filloni ditën me ushqime me shumë proteina. Trupi juaj do të ketë mjaft energji për të qenë aktiv gjatë gjithë ditës.

Ëmbëlsuesit artificialë janë të pashëndetshëm dhe duhet të shmangen. Ata jo vetëm që e rrisin nevojën për sheqer, por nuk mund të ngopeni fare me to, transmeton Koha.net. Në vend që të mbështeteni në ëmbëlsues artificialë, shtoni mjaltin në ushqimin tuaj.

Stresi ka efekt negativ në shëndetin, prandaj është shumë e rëndësishme të mësoni se si ta kontrolloni atë. Nëse nuk e bëni një jetë të shëndetshme, ju rrezikoni të trasheni. Nëse jeni të stresuar, meditoni ose merruni me aktivitete që do t’ju lirojnë nga stresi dhe tensioni.

Ushtroni, por dëgjoni këshillat e ekspertëve. Edhe nëse ushtroni rregullisht, është mirë ta bëni këtë nën mbikëqyrjen e trajnerit. Ai do t’ju ndihmojë të qëndroni në formë dhe të humbni peshë pa e tepruar ose pa u lënduar.

Hani vetëm sa keni nevojë dhe zgjidheni ushqimin e shëndetshëm. Ngrënia e tepërt dhe ushqimi i shpejtë janë të dëmshëm për shëndetin dhe nëse jeni në procesin e humbjes së peshës së tepërt, thyerja e rregullave do ta bëjë përpjekjen të kotë dhe nuk do ta arrini qëllimin.

Nëse i keni më shumë se 30 vjet, sigurisht jeni stabilizuar në kuptimin profesional dhe personal. Megjithatë, sot është e vështirë të ndani kohë për veten, por mos jini të padrejtë ndaj trupit tuaj, sepse nëse nuk jeni fit dhe aktiv, nuk do të mundë të jepni çdo gjë nga vetja kur të keni nevojë. Bëni një orar dhe ndiqni atë në baza ditore.

Shmangni dietat që premtojnë humbje të shpejtë të peshës, sepse ato e ngatërrojnë metabolizmin, gjë që e bën procesin e humbjes së peshës më të vështirë. Më mirë hani shëndetshëm dhe në sasi të moderuar.

Motivimi është shumë i rëndësishëm kur bëhet fjalë për humbje të peshës. Kërkoni mbështetje nga miqtë dhe familja.

Ndiqni rregullin “5-orësh”, që do të thotë se nuk duhet të kalojë periudha prej pesë orësh pa ngrënë asgjë, përcjell Koha.net. Uria nuk do t’ju ndihmojë, duhet të hani në mënyrë të moderuar dhe shëndetshëm, sepse ky është çelësi i shëndetit.

Meditoni rregullisht, sepse mendja e shëndetshme mund ta ndihmojë trupin tuaj. Kur meditoni trupi dhe shpirti juaj sinkronizohen, dhe kjo e ndihmon trupin t’i pranojë ndryshimet që i bëni gjatë procesit të humbjes së peshës. Derisa nëndija juaj të mos mësohet me ndryshimet, ju nuk do të arrini rezultate të mira.

Flini mjaftueshëm, sepse gjumi i mirë është i nevojshëm çdo ditë. Nëse pushoni, do të zgjoheni me entuziazëm dhe do të jeni aktive.

© KOHA

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)