Menaxheri i reperit Feronit Shabani – Fero, Met Elshani ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Instagram disa ditë pasi u sulmua reperi nga Gjilani, që ai e ka nën menaxhim.
Elshani, i cili është themelues i labelit “On Records”, ka pasur një mesazh për reperin nga Prishtina, Arjan Sjarina, i cili thotë se e sulmoi Feron në mbrëmjen e së martës.
Një ditë më parë Fero tregoi se nuk do merret më me personat që e sulmuan, dhe ka treguar se shumë shpejt do të lansojë projektin e radhës me titull “Veni i parë”.
E sot, një paralajmërim e ka dhënë edhe menaxheri i reperit Fero, Met Elshani. Ai ka publikuar një video të reperit që ka nën menaxhim dhe u ka dërguar mesazh sulmuesve të Feros.
“Ti kurr ske me mrri ku ka mrri Fero per 5 muj edhe 200 vjet ymer me pas VENI PAR PO VJEN @ferofera @zzapnchriss @rinora4” ka shkruar Elshani.
Një konflikt nëpër këngë mes dy reperëve: Arjan Sjarina – R-Jan dhe Feronit Shabani – Fero, ka përfunduar në një sulm fizik ndaj reperit nga Gjilani.
Cila është gjeneza e konfliktin fizik mes Feros dhe Arjan Sjarinës?
E gjitha nisi në një konflikt mes këngësh. Pasi Fero kishte publikuar një këngë të titulluar “Bang Bang” vitin e kaluar, R-Jan i publikoi një “diss” Feros vetëm 20 ditë më parë, raporton Insajderi.
Kënga kundërshtuese e Sjarinës ndaj Feros titullohej “Bang Bang”. R-Jan, nëpërmjet kësaj kënge thumbonte Feron.
“Ti nuk je gang! Pse po rren?!”, i thoshte R-Jan, Feros, në këngën e titulluar “Bang Bang”.
Gazeta Online Insajderi ka siguruar një video ekskluzive të rrahjes së reperit 18-vjeçar në Prishtinë. Videoja dëshmon se Fero është sulmuar nga katër persona, të cilët e gjuajnë me shqelma dhe grushte reperin nga Gjilani.
COMMENTS