Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se kryetari aktual i VV-së, Albin Kurti, ka qenë thelbi i problemit që përçau partinë para disa javësh.
Në një intervistë në Top Channel, Ymeri u shpreh se Kurti ka përdorur metoda si shpifjet dhe degradimi publik ndaj ish-pjesëtarëve të Vetëvendosjes, që tani kanë dhënë dorëheqje nga partia.
“Thelbi i problemit ka qenë një tendencë e Albin Kurtit që ka përdorur metoda të shpifjeve dhe degradimit publik ndaj disa prej anëtarëve të Vetëvendosjes”, ka thënë Ymeri, teksa ka përmendur edhe linçimet e ardhura nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ymeri u shpreh se në të ardhmën mund të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi sipas tij, politikat social-demokrate të Lëvizjes Vetëvendosje kanë ngjashmëri me grupin e të dorëhequrve nga partia që tashmë udhëhiqet nga Albin Kurti.
COMMENTS