Krejt çka dihet deri më tani për aksionin e ROSU në Mitrovicë

Krejt çka dihet deri më tani për aksionin e ROSU në Mitrovicë

Diskutimet për Kosovën, takim maratonik i Vuçiqit me kryeministren e Serbisë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm njësitet speciale të Policisë së Kosvoës, u nisën për në Mitrovicën e Veriut. Kjo për ta zbatuar një vendim që kishte ardhur nga Ministria e Jashtme.

Sipas vendimit të MPJ-së disa zyrtarëve të lartë serbë iu ndalohet hyrja në Kosovë.

Ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ai i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq, dhe së fundi edhe ministri i Kulturës, Vladan Vukosavljeviq, nuk do të mund të hyjnë në Kosovë.

Kjo pasi kërkesat e tyre i ka refuzuar Ministria e Jashtme.

Ministri i Kulturës tashmë është kthyer në pikë-kalimin kufitar në Jarinje.

Vukosavljeviq ka thënë se ky vendim nga institucionet e Prishtinës nuk kontribuon në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Njësitet Speciale të Policisë tashmë kanë vërshuar të gjitha rrugët në Mitrovicë.

Ata po presin urdhrin e zyrtarëve të lartë, që nëse këta ministra serbë tëntojnë të futen në Kosovës, do të arrestohen.

Policia nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të zbatuar urdhrat e Qeverië.

“Policia e Kosovës bazuar në planifikimet e saja policore, në zbatim të vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës (RKS) për ndalim të vizitës në Kosovë të zyrtarëve serbë z.Vulin dhe z.Gjuriq, ka angazhuar njësi relevante policore për implementim të këtij vendimi Sipas informacioneve dhe deklarimeve të vetë zyrtarëve serbë, të njëjtit kanë deklaruar se edhe përkundër vendimit zyrtar të autoriteteve të Kosovës për ndalim të hyrjes së tyre, ata do të realizojnë vizitën e tyre të planifikuar në veri të Mitrovicës”, thuhej në komunikatë.

Zyrtarët serbë do të arrestohen nëse hyjnë në Kosovë. Kështu ka thënë edhe ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli.

Ai ka shkruar në facebook se zyrtarët serbë që nuk kanë leje, nuk do të mund të hyjnë në Kosovë.

“Nebojsha Stefanoviq ka pasur leje por i është revokuar ndërsa Marko Gjuriq nuk ka leje deri më sot. Pra për të hyrë sot në Kosovë nuk kanë leje asnjëri prej tyre. Nëse ministrat serb futen në territorin e Kosovës ata do të arrestohen!”, ka shkruar Pacolli në facebook.

Mediat serbe kanë raportuar se qëllimi i vizitës së Vulinit ka qenë një familje serbe, e cila kohë më parë ishte sulmuar me bombë.

Kurse ministri i Kulturës do të vizitonte Manastiret serbe.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)