Policia: Ministri serb i Kulturës u lejua të hyjë, por ai u kthye me vetëdëshirë

Policia: Ministri serb i Kulturës u lejua të hyjë, por ai u kthye me vetëdëshirë

Kush janë deputetët që udhëtuan më së shumti duke harxhuar mijëra euro

Policia ka demantuar raportimet se i është ndaluar hyrja në Kosovë, ministrit serb të Kulturës, Vladan Vukosavljeviq. Siç kishte njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të premten, ministri i Kulturës ishte i vetmi të cilit i ishte dhënë leja të hynte në Kosovë dhe i njëjti është lejuar sot edhe pse në media u raportua se ai ishte ndalur nga Policia.

Policia e Kosovës ka nisur sërish njoftim lidhur me zhvillime në veri të vendit ku nga mëngjesi po qëndrojnë Njësia Speciale dhe ROSU për të ndaluar hyrjen e ministrave serbë të cilëve Ministria e Punëve të Jashtme nuk u ka dhënë leje.

Policia njofton se ministrit të Kultures i është lejuar të hynte në Kosovë, por ai ka zgjedhur të kthehet mbrapa me vetëdeshirë.

“Në vazhdimësi të informimit të drejtë të opinionit publik dhe me qëllim të shmangies së dezinformacioneve të mundshme, Policia e Kosovës bazuar në vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të RKS-së, për lejimin e hyrjes së ministrit të Kulturës z.Vladan Vukosavljevic, ju informojmë se të njëjtit i është lejuar hyrja në territorin e Kosovës konform vendimit, por i njëjti pas hyrjes nuk ka vazhduar tutje për në Veri të Mitrovicës, duke u kthyer me vetë dëshirë mbrapa për në Serbi”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Express.

Po ashtu, nga Policia thonë se hyrja e Vukosavljeviqit ishte planifikuar të ndodhte nëpërmjet pikës kufitare në Merdare, por ai ka zgjedhur Jarinjen.

“Vizita e lejuar e z.Vukosavljevic ka qenë e planifikuar të realizohet në pikën kufitare Merdare që lidh Kosovën me Serbinë, mirëpo e njëjta nuk është realizuar në atë pikë kufitare por në pikën kufitare Jarinje në veri të vendit”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)