Autoritetet e Prishtinës nuk e kanë aprovuar kërkesën e dy zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë për të realizuar një vizitë në Kosovë.
Jetlir Zyberaj, shefi i kabinetit të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kjo ministri ka refuzuar kërkesën për vizitë të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe sekretarit të përgjithshëm të presidentit të Serbisë, Nikolla Sellakoviq. Sipas Zyberaj, ndalesa është aplikuar për shkak të “deklaratave që nxisin tensionim të situatës”.
Ndërkohë që ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka paralajmëruar arrestimin e atyre që hyjnë pa leje në territorin e Republikës së Kosovës.
COMMENTS