PËRVEÇ GJURIQIT, POLICIA E KOSOVËS ARRESTON EDHE NJË TJETËR ZYRTAR SERB

PËRVEÇ GJURIQIT, POLICIA E KOSOVËS ARRESTON EDHE NJË TJETËR ZYRTAR SERB

Firmoset kontrata për Rrugën e Arbrit

Policia ka arrestuar sot në Mitrovicë të Veriut, drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Bashkë me Gjuriqin, Policia ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin e tij, Zhelko Joviq.

Mediat serbe raportojnë për kaos në Mitrovicë, derisa në qytet është dëgjuar edhe alarmi.

Siç raporton “Novosti”, para se të arrestohej, Gjuriq ka thënë se ka ardhur sot në Mitrovicë që të diskutojë me serbët e Kosovës për të ardhmen e, siç ka thënë ai, “të krahinës jugore” dhe ka porositur që pa ta nuk ka zgjidhje për “Kosovën e Metohinë”.

“Erdhëm ashtu siç premtuam dhe u morëm vesh para disa ditësh. Erdhëm që t’ju përcjellim mesazhin se Kosova e Metohia dhe veriu i KeM asnjëherë nuk do të jenë pjesë e Kosovës së vetëshpallur apo të Shqipërisë së madhe”, ka thënë Gjuriq.

Ai ka shtuar se politika e Serbisë arritja e një kompromisi që do të nënkuptonte se “Serbia në KeM duhet të fitojë diçka”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)