ARRESTIMI I GJURIQ: SERBËT MBLIDHEN NË PJESËN VERIORE TË URËS SË IBRIT

ARRESTIMI I GJURIQ: SERBËT MBLIDHEN NË PJESËN VERIORE TË URËS SË IBRIT

Nuk ka pritje të gjata në kufi

Pas arrestimit të Marko Gjuriq, dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur në pjesën veriore të Mitrovicës.

Kryesisht persona që i kanë ndenjur afër dhe kanë përkrahur Gjuriqin, janë duke qëndruar në pjesën veriore të urës se Ibrit, nën tingujt e alarmit për situata te jashtëzakonshme.

Ky alarm është lëshuar që nga momenti i arrestimit të Gjuriq, në Mitrovicën Veriore.

Situata në pjesën jugore aktualisht është e qetë, përderisa njësitet policore janë prezente.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq u arrestua në Mitrovicën Veriore pasi kishte hyrë në Kosovë pa marrë leje.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)