Deputeti i AAK’së ka dyshime rreth arrestimit të Gjuriqit

Deputeti i AAK’së ka dyshime rreth arrestimit të Gjuriqit

Mbahet takimi i Këshillit Komunal për mbrojtjen e viktimave të dhunës në baza gjinore

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka shprehur dyshimet e tij për zhvillimet e sotme në Mitrovicën e Veriut, ku Policia e Kosovës arrestoi Marko Gjuriqin, shef i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Nitaj ka thënë se “nuk po mund t’i bjerë në fije” kësaj situate, duke e përmendur edhe një deklaratë të Behgjet Pacollit, disa orë para arrestimit të Gjuriqit, që kishte paralajmëruar arrestimin e tij.

“Po mundohem ta kuptoj atë që ndodhi sot në Mitrovicë, e s’po muj i bi në fije. Mu duk sinjifikative një deklaratë e Pacollit, e thënë disa orë para arrestimit të Gjutiqit se ai nuk ka leje dhe nëse hyn në Kosovë, do të arrestohet! Ishalla është siç po kujtojnë shumica, por seç e kam një dyshim për gjithë këtë ngjarje!”, ka shkruar Nitaj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)