Lekaj nuk tregon pse nuk u deklarua Haradinaj për arrestimin e Gjuriqit

Lekaj nuk tregon pse nuk u deklarua Haradinaj për arrestimin e Gjuriqit

E zbulon Stavileci: Kjo është arsyeja pse PDK mbajti zgjedhje të brendshme

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se Policia e Kosovës ka vepruare në bazë të ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës.
Lekaj që është ministër i Infrastrukturës në Qeverinë Haradinaj, për mos deklarimin e shefit të tij të qeverisë, ka thënë se deklarimet i kanë bërë ministrat e linjës përkatëse, ai i MBP dhe i MPJ-së.

“Sa i përket arrestimit mendoj se policia ka vepruar konform ligjit dhe Kushtetutës për ta mbrojtur rendin kushtetues për t’i arrestuar ata që nuk i respektojnë ligjet e Kosovës. Në këtë rast edhe Gjuriq nuk e ka respektuar ligjin, në këtë drejtim mendoje Policia e Kosovës e ka kryer punën e vet. Sa i përket Haradinaj ka dal ministri i punëve të brendshme dhe i MPJ z.Pacolli, që janë pjesë të qeverisë”.

Lekaj ka theksuar se nuk i frikësohen largimit të Listës Serbe nga Qeveria Haradinaj.

“Fare nuk i frikohemi Listës Serbe, i frikësohemi sikur të mos respektohet ligji, në këtë rast qeveria e Kosovës i ka kryer obligimet e veta. Sa i përket postimin unë mendoj se PK ka vepruar drejt dhe në këtë drejtim të gjitha ato thash e thëmet nuk i kontribuojnë situatës dhe mendoj si pozitë si opozite duhet të reagojmë dhe të tregojmë se jemi një dhe t’i ulim flamujt partiak. Ajo është detyrë PK dhe unë nuk mund të them diçka më tepër. Sa i përket vendimeve, qeveria merr vendime e edhe Haradinaj ka marr vendime”, ka thënë Lekaj për T7.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)