Trupi i njeriut ka nevojë për ujë për të përfunduar shumë procese metabolike, por si mungesa ashtu dhe tepricat e ujit mund të shkaktojnë shumë probleme në organizëm. Nëse keni pyetur ndonjëherë veten se si kripa e dëmton zemrën tuaj, kjo gjë lidhet pikërisht me ujin.
Veshkat përdorin elektrolite të tilla si natriumin, kaliumin dhe kloridin për të ruajtur ekuilibrin. Produktet e mbeturinave dhe uji i tepërt filtrohen nga gjaku dhe ekskretohen në urine për të dalë jashtë, ndërsa natriumi i nevojshëm për funksionet trupore kthehet në qarkullimin e gjakut. Kur niveli i natriumit është i lartë, enët e gjakut mbushen me ujë (për të eleminuar kripën e tepërt) duke rritur vëllimin e gjakut brenda enëve të gjakut. Kjo gjë çon në rritjen e tensionit të gjakut. Me kalimin e kohës, presioni i lartë i gjakut mund të dëmtojë muret e enëve të gjakut dhe të shpejtojë ndërtimin e pllakëzave që pengojnë qarkullimin e gjakut. Ky presion i shtuar detyron zemrën të punojë më shumë për të pompuar gjakun në të gjithë trupin tuaj.
Mesatarisht, amerikanët hanë çdo ditë më shumë se 3.400 mg natriumi. Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) rekomandon jo më shumë se 2.300mg në ditë me një limit ideal prej jo më shumë se 1.500mg në ditë.
COMMENTS