A do të rrëzohet Qeveria Haradinaj pas largimit të Listës Srpska?

A do të rrëzohet Qeveria Haradinaj pas largimit të Listës Srpska?

Kurti: Teutë Rugova është e marrë peng

Lista Srpska ka vendosur të largohet nga koalicioni qeverisës që përbëhet nga Partia Demokratike e Kosovës, AAK, NISMA për Kosovën, Aleanca Kosova e Re dhe 6 plus. Largimin nga Qeveria, Lista Srpska e ka shpallur në Beograd. Këtë e ka bërë kreu i Komunës së Veriut Milan Rakiq i cili ka thënë se serbët nuk mund ta durojnë atë që ndodhi dje.

“Jemi dëshmitar që pas ngjarjeve të djeshme të Mitrovicë dhe dhunës ndaj përfaqësuesve të Republikës së Serbisë, ne si përfaqësues legalë të serbëve në Kosovë nuk mund të jemi memecë ndaj kësaj, ajo çfarë ndodhi dje vërtet për secilin për ne ishte e tmerrshme kur ROSU ia mësynë njerëzve dhe kjo ishte arsyetimi i tyre që nuk pranuan kërkesën për vizitën në territorin tone” ka thënë ai.

Në Prishtinë ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar rreth kësaj. Mbetet të shihet nëse Largimi i Srpska’s do ta çojë vendin në zgjedhje pasi koalicioni tashmë ka humbur shumicë, apo Qeveria Haradinaj do të vazhdojë duke plotësuar vendet e lëna bosh nga Srpska./Express

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)