Rruga e keqe ka detyruar  të gjithë banorët e Vogoçincës së Lipjanit të  shpërngulen

Rruga e keqe ka detyruar të gjithë banorët e Vogoçincës së Lipjanit të shpërngulen

Biznesmeni nga diaspora në përkrahje të Imri Ahmetit

Rreth 50 familje nga ky fshat kanë ble shtëpitë e kroatëve të shpërngulur nga Janjeva dhe sot jetojnë aty në kushte të vështira materiale.Deri para pak vitesh, banorët e Vogoçincës kanë furnizuar gjithë tregun e Janjevës me rrethinë, ndërsa sot gati të gjithë ata janë të papunë, shkruan Ulpianapress.

Në Vogoçincë të Lipjanit ka vjet që nuk jeton askush.Një fjali e shkruajtur keq në deriçkën e oborrit të një shtëpie përgjysmë të rrëzuar, sikur është kthyer në epitaf për fshatin i cili ka mbetur vetëm si shënim topografik.“Na ishte Njiher…”, ka shënuar, me gjasë ndonjëri nga banorët e shpërngulur.Dhe për të takuar cilindo prej tyre, duhet shkuar në Janjevë.Të gjithë kanë mbiemrin Berisha dhe të gjithë janë vendosur aty. Mungesa e shkollës dhe rruga e prishur skajshmësisht, e pakalueshme edhe për traktorë, ka bërë që rreth 150 banorë sa kishte ky fshat ti lënë të gjitha dhe të ikin.

“Shkollë nuk kemi pasur dhe fëmijët çdo ditë duhej të kalonin 4 kilometra rrugë me baltë deri në gju edhe ate gjithmonë në përcjellje të prindërve deri në shkollën e fshatit më të afërm.Ndërsa për një urgjencë na duheshin një orë deri në fshatin e parë të asfaltuar , edhe ate me traktorë, sepse për shkak të rrugës së keqe kurrë veturë në fshat nuk ka shkelur.Nuk na mbeti tjetër pos të shpërngulemi”, tha Ibush Berisha.

Ai ka lënë shtëpinë me gjithë pasuri në Vogoçincë dhe tani jeton në Janjevë bashkë me familjen 8 anëtarëshe.

Rreth 50 familje nga ky fshat kanë ble shtëpitë e kroatëve të shpërngulur nga Janjeva dhe sot jetojnë aty në kushte jo shumë të mira materiale.Deri para pak vitesh, banorët e Vogoçincës kanë furnizuar gjithë tregun e Janjevës me rrethinë, ndërsa sot gati të gjithë ata janë të papunë.

” Krejt tregun e Janjevës e kemi furnizu me bylmet dhe kafshë e shpezë.Në fshat ka qenë shumë e zhvilluar blegtoria dhe banorët nuk kanë pasur nevojë me u punësu.Ndërkaq ka pasur familje që në pronësi kishin edhe deri në 220 frymë kafshë të ndryshme, ndërsa për një ditë tregu kemi shitë edhe deri në 60 copë edha”, thotë Sami Berisha, një banor tjetër i Vogoçincës i cili poashtu jeton në Janjevë.

Rendimentet e grurit në fshat shkonin edhe deri në 5000 kilogramë për hektarë, ndërsa arat të gjitha të përkufizuara me rrethoja nga thuprat për ti mos i dëmtuar derrat e egër, kanë mbetur djerrinë ose janë kthyer në livadhe.

”Rruga e keqe ka zvogëluar interesimin për ti punuar arat , andaj shumë prej tyre i kemi kthyer në livadhe.Ushqim për kafshë ka të mjaftueshëm, mirëpo edhe ai ka mbetur nëpër plevica sepse nuk ka mundësi me e bartë për mungesë të rrugës.Problem kryesor është rruga.Mu pas rregullu ajo, sot isha kthy dhe nuk kisha lëvizë ma kurrë prej Vogoçincës”, shprehet Bajrush Berisha./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)