Ky është kërcënimi që Vuçiq, sipas mediave serbe, ia bëri Kosovës kur u arrestua Gjuriq

Ky është kërcënimi që Vuçiq, sipas mediave serbe, ia bëri Kosovës kur u arrestua Gjuriq

Kandidati i VV-së për kryetar të Lipjanit prezanton programin e tij në Vërshevc

Arrestimi i shefit të zyrës së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq të hënën në veri të Mitrovicës nga njësiti ROSU ka ngritur në këmbë tërë Serbinë.

Tash, dy ditë pas kësaj ngjarje po dalin në publik prapaskenat që ndodhën atë ditë, transmeton Indeksonline.

Sipas burimeve të “Novosti”, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të hënën kishte një plan nëse nuk do të lirohej Gjuriq.

Mësohet se Vuçiq ishte i gatshëm që të dërgonte ushtrinë e Serbisë për të intervenuar në veri të Mitrovicës, nëse njësia ROSU nuk do të kthehej në Prishtinë dhe nëse Gjuriq nuk do të lirohej menjëherë atë ditë.

Kështu, Vuçiq u shpreh në gjendje gatishmërie të bënte një ndërhyrje të çmendur në Mitrovicë e edhe të reagonte ndaj siç ka thënë ai, dhunës që po u bëhej serbëve në Mitrovicë

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)