Pas refuzimit të De Geas, Real Madrid zgjedh portierin e ardhshëm

Pas refuzimit të De Geas, Real Madrid zgjedh portierin e ardhshëm

Historike: VAR-i do të përdoret për herë të parë në një Botëror

Ditë më parë, deri sa ishte grumbulluar me Përfaqësuesen e Spanjës, portieri i Manchester United, David De Gea, edhe përfundimisht heshti të gjithë duke deklaruar se e ardhmja e tij është në “Old Trafford” , pasi aty ndjehet mirë dhe merr dashuri të madhe nga tifozët dhe drejtuesit e “Djajve të Kuq”.

Me këtë sinjal, Real Madrid është pajtuar dhe menjëherë duket se është hedhur në sulm për të identifikuar gardianin e ardhshëm të “Los Blancos”, i cili shihet si pasardhës i Keylor Navas.Bëhet fjalë për portierin aktual të Romës, brazilianin Alisson Becker, i cili duket se është më favorit për portën e madrilenëve, madje edhe para belgut Thibaut Courtois.Alisson është duke kaluar një sezon të jashtëzakonshëm me Romën këtë edicion, duke u kthyer në njërin prej portierëve më të kërkuar në Evropë, ku paraqitjet e tij kanë bërë që Real Madrid të orientojë vëmendjen drejt tij.Portieri 25 vjeçar, kishte kaluar te Roma nka sukadra braziliani Internacional në vitin 2016 për vetëm 8 milionë euro, kurse sot vlerësohet deri në 45 milionë euro.Në fillim te romakët, ai ishte portieri i dytë pas polakut Wojciech Szczesny dhe me t’u larguar ky i fundit drejt Juventus, Alisson e shfrytëzoi mirë rastin dhe momentin e tij.Madje Alisson aq shumë ka impresionuar me paraqitjet e tij, saqë i ka zënë vendin edhe në portën e Brazilit, portierit të Manchester City, Ederson.Real Madridi tash e dy vite, mbetet në kërkim të një portieri kualitativ dhe në listë edhe më tutje janë edhe David de Gea dhe Thibaut Courtois, dyshja që kanë qenë gjithmonë të lidhur me klubin mbretëror, por së fundmi së paku nga De Gea, shpresat janë shuar në minimum.Në anën tjetër, Alisson, i cili ka kontratë me Romën deri në vitin 2021, sipas “Marca” thuhet se Real Madrid janë të gatshëm t’i ofrojnë Romës nga 50 e deri në 60 milionë euro për portierin brazilian. /insporti

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)