NISMA E QUAN VEPRIM KRIMINAL KËTË AKT TË QEVERISË SË KOSOVËS

NISMA E QUAN VEPRIM KRIMINAL KËTË AKT TË QEVERISË SË KOSOVËS

SULMI NË NICË – GJYKATA MERR VENDIM PËR SHQIPTAREN

“Transparenca e plotë dhe përgjegjësia e të gjithë njerëzve të implikuar në këtë krim është minimumi i asaj që duhet të bëhet urgjentisht!”, kjo është kërkesa e shefit të deputetëve të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi.

Në reagimin e tij lidhur me arrestimin e gjashtë shtetasve turq, të lidhur me Fetullah Gylenin, ai e quajti si ngjarjen që do të lë njollën më të rëndë që nga shpallja e pavarësisë.

Ai e quajti këtë gjë si akt kriminal duke shtuar se po fshihet përgjegjësua e aktorëve të implikuar në këtë punë, si e quajti ai “të fëlliqur”.

“Nuk ka turp më të madh se sa pas kryerjes së këtij veprimi kriminal nga institucione shtetërore të Kosovës të fshihet përgjegjësia e aktorëve të implikuar në këtë punë të fëlliqur që i lë Kosovës njollën më të rëndë që nga shpallja e pavarësisë.

Të gjitha institucionet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut kanë sjellë prova të shumta se Turqia e Erdoganit është shndërruar në shtet ku liritë e njeriut shkelet në mënyrën më flagrante të mundshme. Sidomos të atyre që nuk pajtohen me politikën e Erdoganit.

Rrëmbimi i qytetarëve të Turqisë në Kosovë me urdhër të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe dorëzimi në shtetin ku jeta e tyre është e rrezikuar përbën shkeljen më flagrante të konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Transparenca e plotë dhe përgjegjësia e të gjithë njerëzve të implikuar në këtë krim është minimumi i asaj që duhet të bëhet urgjentisht!”, ka shkruar Sherifi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)