Hakan Sukur reagon ndaj vendimit për deportimin e gylenistëve nga Kosova

Hakan Sukur reagon ndaj vendimit për deportimin e gylenistëve nga Kosova

”Seferi si Joshua, Klitschko dhe Wilderi”

Pas arrestimit dhe deportimit të shtetasve turq, të perceptuar si gylenistë nga autoritetet kosovare, reagimet kanë ardhur nga të gjitha anët. Një prej atyre që kanë reaguar është Hakan Sukur, futbollisti më i mirë turk i të gjitha kohëve, i cili ka prejardhje nga Prishtina dhe tash e sa vite jeton në ekzil pikërisht për shkak të mospajtimeve me presidentin turk Erdogan.Sukur, i cili haptazi kishte sfiduar Erdoganin edhe duke pohuar publikisht se është shqiptar, ka reaguar në rrjete sociale ndaj vendimit të autoriteteve të Kosovës.
Sukur ka shkruar se është akt i turpshëm dhe ka kërkuar specifikisht nga Presidenti i Kosovës Hasim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj, që të shkarkojnë përgjegjësit për arrestime dhe depërtime dhe të bashkojnë sërish me familjet e tyre ata që janë arrestuar dhe deportuar. Këtë apel e ka bërë si “djali i prindërve që kanë lindur në Prishtinë”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)