Pas arrestimeve në Kukës, kërcënohet me djegie komisariati

Pas arrestimeve në Kukës, kërcënohet me djegie komisariati

Restoranti me ushqimet më perfekte ndodhet në Lipjan, duhet ta vizitoni

Pas protestës së ditës së djeshme në Rrugën e Kombit, ku protestuesit i vunë flakën kabinës ku bëhet pagesa për këtë rrugë, qindra forca policie kanë kryer operacione gjatë natës në Kukës, ku kanë arrestuar dhjetëra banorë.
Familjarët kanë rrethuar Komisariatin e Kukësit, duke shpjeguar se policia ka shkuar në mesnatë dhe duke terrorizuar ata, ka arrestuar familjarët e tyre.

“Kanë arrestuar vëllain pa qenë në protestë fare. Punojmë të dy në një kompani private. Arrestimi është bërë në orën 3 të mëngjesit. Nuk kanë përdorur asnjë rregull. Ishte arrestim i habitshëm.”, është shprehur njëri prej banorëve.

Ndërsa një tjetër, ka thënë se policia ka shkuar me maska dhe kanë arrestuar vëllain e tij, duke shtuar se ende nuk di se ku ia kanë çuar vëllain.

“E kanë marrë me forcë vëllain në 4 të mëngjesit. Mënyra se si e kanë marrë është e habitshme. Kanë ardhur me maska duke i rënë derës me qyta pistolete. Vijmë këtu tek policia dhe thonë se nuk dinë gjë. Më ka humbur vëllai!”, ka theksuar ai.

Një tjetër kuksian është shprehur se i kanë arrestuar dhëndrin në 4 të mëngjesit, duke shtuar se ai ka një fëmijë të sëmurë.

“Më kanë arrestuar dhëndrin në orën 4 të mëngjesit. Kanë ardhur 20 policë se ka qenë në protestë. Policët ishin me maska. Dhëndri ka një fëmijë të sëmurë me goditje cerebrale.”, tha ai.

Por, paralajmërimi më i fortë vjen nga një tjetër banor i Kukësit, i cili thotë se i kanë arrestuar vëllain e sëmurë, duke kërcënuar se nëse nuk e lirojnë do të djegin Komisariatin.

“Më kanë arrestuar vëllain që dje ka qenë në protestë. Nuk ka shkuar për çështje politike. Është dëmtuar nga sytë. Mbrëmë ka qenë i sëmurë. E ka arrestuar policia në orën 4 të mëngjesit. Ka qenë i sëmurë nga gazi lotsjellës. Kanë kaluar mbi avëlli dhe i kanë shkuar vëllait brenda e kanë rrahur” ka thënë ai.

“Të lirohen një orë e më para. Në qoftë se nuk lirohen, u bëj thirrje të gjithë kuksianëve që të vijnë këtu dhe nëse nuk dalin një për një do të djegim komisariatin. E ta shohë Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, kush janë ata kriminelë.”, -shprehet ai.

Prej mesnate forca të shumta policie kanë nisur aksione për të arrestuar banorë të Kukësit, të cilët morën pjesë në protestën e ditës së djeshme.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)