Guvernatori i Kemerovos jep dorëheqje pas zjarrit vdekjeprurës

Guvernatori i Kemerovos jep dorëheqje pas zjarrit vdekjeprurës

E tmerrshme çfarë ndodhi para pak çastesh në veri të Mitrovicës

Guvernatori i rajonit rus, Kemerovo ka dhënë dorëheqje, pas zjarrit vdekjeprurës në një qendër tregtare, që la të vdekur 64 persona, në mesin e tyre edhe dhjetëra fëmijë.

Administrata në rajonin siberian ka njoftuar se guvernatori Aman Tuleyev ia ka dorëzuar dorëheqjen e tij presidentit rus, Vladimir Putin, “me kërkesën e tij”.

Tuleyev dhe vartësit e tij janë përballur me kritika të shumta nga publiku për shkak të tragjedisë.

Në një video-adresim të postuar në ueb-faqen e administratës rajonale, guvernatori ka thënë se dorëheqja e tij “është zgjedhja e duhur”.

“Me një barrë kaq të rëndë, është e pamundur që unë ta vazhdoj punën si guvernator”, ka thënë Tuleyev, duke shtuar se: “Kjo është përgjegjësi morale”.

Kremlini ka thënë se Putini ka pranuar dorëheqjen e Tuleyevit dhe ka emëruar zëvendësguvernatorin Sergei Tsiviyov si guvernator në detyrë.

Tuleyev, 73-vjeç, ka qenë në krye të këtij rajoni që prej vitit 1997.

Njoftimi për dorëheqjen e tij vjen disa ditë pas zjarrit vdekjeprurës në qendrën tregtare “Zimnayaya Vishnya”, në Kemerovo më 25 mars.

Zyrtarët kanë thënë se nga zjarri kanë humbur jetën 64 persona, në mesin e tyre 41 ishin fëmijë. Ndërkaq, kanë shtuar se 25 nga 76 të lënduarit vazhdojnë të jenë në spital duke u trajtuar.

Familjarët e viktimave kanë ngritur ankesa te prokurorët duke pretenduar se “mosveprimi” nga ekipi i zjarrfikësve dhe të tjerët, kontribuuan në numrin e madh të viktimave.

Hetuesit kanë thënë se nga hetimet e para kanë konstatuar se daljet emergjente nuk kanë funksionuar, po ashtu sistemi i alarmit ka qenë i fikur dhe “shkeljet” e mëdha të rregullave të sigurisë kanë ndikuar që numri i viktimave të jetë kaq i lartë.

Më 30 mars, policia ka arrestuar ekzekutivin e firmës që ka në pronësi këtë qendër tregtare.

Në Kemerovo, njerëzit kanë protestuar më 27 mars me pankarta si “Korrupsioni vret” dhe “Tregoni të vërtetën”. Ata po kërkojnë që të zbardhet e vërteta për zjarrin në qendrën tregtare.

Qyteti siberian në pikëllim pas zjarrit në një qendër tregtare

Photo Gallery:

Qyteti siberian në pikëllim pas zjarrit në një qendër tregtare

Në një takim me Putinin në lidhje me rastin e zjarrit në qendrën tregtare, guvernatori kishte thënë se rreth 200 njerëz kanë dalë në protestë, kur në fakt, në protesta kishin marrë pjesë mijëra vetë.

Tuleyev, gjithashtu, i kishte thënë Putinit se “forcat opozitare” janë duke tentuar që të përfitojnë pikë politike nga kjo ngjarje.

Gjatë këtij tubimi, Tsiviyov kishte sugjeruar se një burrë që ka humbur motrën, gruan dhe tre fëmijët nga zjarri, kishte dalë në protesta për të promovuar vetën.

Putin e kishte shpallur ditë zie 28 marsin. Ai kishte vizituar vendin e ngjarjes dhe kishte thënë se “nuk kam dyshim, të gjithë ata që janë fajtorë, do të ndëshkohen”.

Tetëmbëdhjetë vjetët e Putinit në pushtet, janë përshkruar me tragjedi vdekjeprurëse, për të cilat, shpesh është thënë se janë shkaktuar nga korrupsioni dhe pakujdesia.

Kritikët thonë se përderisa Putini ka bërë shumë hapa për të forcuar kontrollin e Kremlinit ndaj Rusisë, ai ka qenë i paaftë për të krijuar kontroll që ta ndalte neglizhencën për të parandaluar humbjen e jetëve në tragjedi të tilla

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)