LAJMI I FUNDIT: Prokuroria dhjetëra urdhër-arreste për protestuesit

LAJMI I FUNDIT: Prokuroria dhjetëra urdhër-arreste për protestuesit

Vlon shtypi britanik: Po na mbysin shqiptarët

Prokuroria e Kukësit ka lëshuar 24 urdhër-arreste për protestuesit që kanë marrë pjesë ditën e djeshme në protestë.
Siç raportohet, qindra forca policie të FNSH, RENEA dhe të policisë lokale kanë zbatuar urdhër-arrestet e prokurorisë, ndërsa edhe dhjetëra persona të tjerë janë shoqëruar në polici.

Kanë qenë familjarët e të arrestuarve të cilët janë shprehure se policia u ka shkuar në shtëpi në orët e vona të natës, ndërsa ende nuk dinë se ku i kanë dërguar ata.

Familjarët janë mbledhur ditën e sotme para komisariatit, ku kanë paralajmëruar se nëse ata nuk do të rreshtohen do të djegin Komisariatin.

Ndërsa, kreu i qeverisë, Edi Rama doli ditën e sotme në një konferencë për mediat, ku nuk nguroi t’i quante protestuesit vandalë që sulmuan policinë.

Po ashtu, kryeministri Rama bëri e dije se do të jetë buxheti i Shtetit që do të paguajë dëmet e shkaktuar ditën e djeshme gjatë protestës nga banorët e Kukësit.

I pari i qeverisë tha se nuk do të tërhiqej nga tarifa e vendosur për këtë rrugë, ndërsa shoti se do të ketë lehtësim për banorët e Kukësit si dhe për ata që udhëtojnë shpesh në rrugën e Kombit.

Në atë protestë, pati përplasjes fizike mes policisë dhe protestuesve, të cilët më pas kanë djegur kabinën ku ishin të vendosura makineritë që bëhen pagesat për këtë rrugë.

Banorët e Kukësit po ashtu edhe qytetarë nga Kosova janë shprehur kundër kësaj tarife, pasi sipas tyre, ajo është shumë e lartë dhe duke pasur parasysh nivelin e jetesës nuk e përballojnë dot.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)