Një punëtor bie nga kati i shtatë i banesës

Një punëtor bie nga kati i shtatë i banesës

A do të përsëritet historia e rrëzimit të Qeverive – Roli i PDK-së në të gjitha qeveritë

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “B”, një punëtor është lënduar rëndë në vendin e punës.

Në raportin e sotëm të policisë, bëhet me dije se një burrë derisa po punonte në një kompani private të ndërtimit, ka rënë aksidentalisht nga kati i shtatë i banesës, transmeton Koha.net.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në lidhje me rastin është njoftuar Inspektorati i Punës dhe prokurori kompetent dhe rasti është duke u hetuar.

COMMENTS