LDK nis përgatitjet për zgjedhje

LDK nis përgatitjet për zgjedhje

Abdixhiku: Çfarë trishtimi-për platformë negociuese me Serbinë, Kosova varet nga votat e vet Serbisë

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e kësaj partie, Ismet Beqiri, ka konsideruar se Qeveria Haradinaj është në një çrregullim total.
Beqiri, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka thënë se Lidhja Demokratike të Kosovës po punon dhe po përgatitet për zgjedhje të reja.

“Mund të konkludohet se jemi në një lloj kaosi,qrregullimi total qeverisës dhe institucional. Opozita në çdo shtet, në çdo kohë ka synim të shkurtoj jetën qeverisëse të pushtetit,e në rastin tonë,jo vetëm që kjo duhet të bëhet,por për të mirën e vendit nuk duhet të vonohemi”, ka thënë Beqiri.

Shkrimi i plotë i Beqirit:

Të dashur miq,
Qeveria aktuale e brishtë dhe e pakicës,Parlamenti dhe Presidenti,janë jo efikas,jo kredibil dhe me plot dështime.
Moskoordinimi total apo koordinim për të keq(ose si duket veprimet pas shpine ndaj njëri tjetrit e tre krerëve shtetëror)veqmas ato që ndodhën diteve të fundit,shtron nevojën e përgjegjësisë së tyre.
Tentim shfajsimi i secilit për vete dhe fajësimit të tjetrit…kështu liderët shtetëror nuk mund të vazhdojn të udhëheqin.
Mund të konkludohet se jemi në një lloj kaosi,qrregullimi total qeverisës dhe institucional.
Opozita në qdo shtet,në qdo kohë ka synim të shkurtoj jetën qeverisëse të pushtetit,e në rastin tonë,jo vetëm që kjo duhet të bëhet,por për të mirën e vendit nuk duhet të vonohemi.
Duhet të punojm dhe përgaditemi për zgjedhje të reja:
1.NJË QEVERI TEKNIKE për 6 muaj,kohë kjo e nevojshme për të kryer ndonjë punë madhore shtetërore dhe kohë e mjaftueshme për përgaditjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja Parlamentare ose
2.MOCION MOSBESIMI ndaj qeverisë dhe zgjedhje të jashtëzakonshme.
Për këtë ne si LDK,Strukturat tona kompetente dhe vendimmarrëse do të bëjm konsultimet,takimet e nevojshme dhe pa vonesë e në kohën e duhur do të dalim me qëndrime dhe veprime konkrete.
Shpresojm që edhe subjektet tjera,jo vetëm ato opozitare,do të na mbështesin.
Me përgaditjet e duhura dhe koordinim me të tjerët,kjo mund dhe do të duhej të bëhet.
Këtë e shohim si shpresë të vetme për të tejkaluar këtë gjendje,me një Parlament të ri dhe Qeveri të re,e dal nga votat e qytetarëve dhe nën udhëheqjen e LDK-së.
Kështu siç po punohet dhe veprohet tani, nuk udhëheqet shteti,përkundrazi ai po dëmtohet dhe rrezikohet.
I.Beqiri

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)