I la të gjithë femrat tjera prapa, njofton Ulpianapress.
Vlora Limani-Hajnuni është asamblistja femër që ka mbledhur numër të mjaftueshëm të votave në qytetin e Lipjanit.
Vajza e cila vjen nga radhët e LDK-së i la prapa të gjitha femrat dhe disa meshkuj që ishin në listë për kuvend komunal.
E në këtë listë Vlora po del të jetë e para . Ajo mori afërsisht 360 vota deri tani dhe është femra më e votuar në Komunën e Lipjanit.
Ajo në një prononcim për gazetën Ulpianapress tha se sipas informatave që ka nga zyrtarët e zgjedhjeve del që Vlora është femra më e votuar në listën e LDK-së së Lipjanit për asambleiste.
‘’Sipas informatave nga zyrtarët gjatë zgjedhjeve po del që une jam më e votuara, po ju jap një shifër edhe pse mund të levizë kjo me shumë ose më pak por deri tani janë aferesisht 360’’ , i ka thënë shkurt Hajnuni.
COMMENTS