BIRRA, VENË DHE MISH – SI U BËNË BASHKË DONIKA KADAJ-BUJUPI ME HASHIM THAÇIN

BIRRA, VENË DHE MISH – SI U BËNË BASHKË DONIKA KADAJ-BUJUPI ME HASHIM THAÇIN

TË GJITHË PO FLASIN PËR NJË DETAJ NGA DËSHMIA E ZUCKERBERGUT: ÇFARË ËSHTË KJO GJË NË KARRIGE?

Për vite e vite me radhë, Hashim Thaçi, ishte cilësuar si e keqja e vendit nga Donika Kadaj-Bujupi. Protesta e iniciativa të shumta iu ishte bashkuar Kadaj-Bujupi kundër vendimeve të Thaçit, por ajo sot është bërë bashkë me Thaçin, shefin e saj të partisë dhe shumë personave tjerë për të festuar.

Besimtarët katolik po festojnë sot Pashkët, festë kjo që ka bërë bashkë edhe Haradinajn e Thaçin pavarësisht situatës së paqartë të raporteve mes tyre, raporton Insajderi.

Kërkesa e Haradinajt për t’i shkarkuar Flamur Sefajn nga posti i ministrit të Brendshëm dhe kërkesa për shkarkimin e Driton Gashit nga AKI-ja ishte arsyeja që Haradinaj dhe Thaçi besohej se nuk kishin raporte të mira mes vetit.

Donika Kadaj-Bujupi, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj i ka bërë bashkë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. Në disa fotografi që Lekaj ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, shihet atmosfera e mirë që kanë kaluar liderët shtetëror.

Birra, venë dhe mish ishin shërbyer në një tavolinë të gjatë ku mysafirët e Lekajt shfaqeshin të buzëqeshur.

“Faleminderit për sot, nga President z. Thaçi, Kryeministër z. Haradinaj dhe nga kolegët partiak e miq bashkëpunëtor, për prezencën e tyre dhe për nderin që i bënë familjes tonë dhe festës së përbashkët”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se Donika Kadaj-Bujupi sa kishte qenë anëtare e Vetëvendosjes kishte qenë kundërshtare e zëshme e Hashim Thaçit. Ajo e cilësonte Thaçin si zanafilla e të këqijave në Kosovë.

Kadaj-Bujupi, u rikthye në AAK javë më parë, pas përcarjes së Vetëvendosjes./Insajderi.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)