RAMA TREGON SE SA KISHTE TENTUAR BERISHA TA BËNTE TAKSËN PËR ‘RRUGËN E KOMBIT’

RAMA TREGON SE SA KISHTE TENTUAR BERISHA TA BËNTE TAKSËN PËR ‘RRUGËN E KOMBIT’

Në VV-në e Lipjanit priten edhe dorëheqje tjera pas Spahiut dhe Sopjanit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sërish ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit që ndodhën në ‘Rrugën e Kombit’.

Rama nuk i ka ndalur kritikat ndaj opozitës, duke thënë se po e shfrytëzon këtë rast për ta ‘djegur rrugën evropiane të Shqipërisë’.

Madje ai ka thënë se edhe në kohën e qeverisjes së Sali Berishës kishin tentuar ta bënin Rrugën e Kombit me pagesë.

“Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 EU! Dështuan. Tani i vunë zjarrin “patriotik” e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën evropiane të Shqipërisë!”, ka shkruar Rama.

“Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë!”, ka shtuar ai./Insajderi.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)