Debati mes Recep Tayyip Erdoganit dhe kryeministrit Ramush Haradinaj po merr vëmendjen e medieve botërore, ndërsa mediet turke janë përkujdesur të transmetojnë mesazhin që Haradinaj dje ia dërgoi Erdoganit nga Prishtina
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan – pasi Kosova ia dorëzoi gjashtë gylenistë, drejtues dhe profesorë të Kolegjit Mehmet Akif, – ka falënderuar përzemërsisht presidentin Hashim Thaçi, ndërsa tha se kryeministrit Ramush Haradinaj duhet t’i vijë turp që shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe shefin e AKI-së për shkak të deportimit të gylenistëve.
Haradinaj vendosi që pas dy ditëve, në një organizim për Skënderbeun, të çonte mesazhin e tij te Erdogani. Presidentit turk i tha se Kosova i kryen vetë punët e saj, pa interferimin e Turqisë nga jashtë.
“Kryeministri Haradinaj ka zgjedhur ceremoninë e nderimit të heroit që i rezistoi Perandorisë Osmane gjatë shekullit të 15 për t’iu përgjigjur kritikave të presidentit Erdogan të bëra më 31 mars”, shkruan versioni anglisht i medies turke, Hurriyet, transmeton Express.
Ndërsa për kritikat e Erdoganit dhe reagimin e Haradinajt i kanë transmetuar edhe medie të fuqishme botërore. Washington Post përcjellë po ashtu mesazhin e Haradinajt nga evenimenti për nder të 550 vjetorit të heroit Skënderbeut. /Express/
COMMENTS