Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur në Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit, duke lavdëruar punën e institucioneve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe duke inkurajuar që puna në këtë drejtimt të shtohet.
Ai ka deklaruar se ky kriter, i fundit në listën e atyre që kërkohen për libralizim vizash është përmbushur, gjë të cilën sipas tij ia kanë konfirmuar dhe diplomatë në Bruksel, por teksa po falënderonte të gjithë aktorët që kanë ndihmuar në këtë rrugëtim, në qeveri është ndalur rryma.
“Hapat që duhet t’i ndërmarrim si republikë ndërlidhen me sundimin e ligjit, proces i filluar nga Ministria e Drejtësisë. Ky proces do të ketë mbështetjen time dhe të zyrës time”.
“Ndër ligjet më të rëndësishme që janë nxjerrë janë Kodi Penal, Kodi i Procedurës Penale, Ligji i Gjykatave, Ligji për Këshillin Prokurorial, Ligji për Këshillin Gjyqësor, dhe të tjera”.
“Kemi progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por gjithmonë ekziston mundësia që të punohet edhe më me profesionalizëm. Kjo nuk është rrugë e lehtë, por duhet të ecim përpara dhe t’i kalojmë sfidat”.
“Kemi bërë hapa konkret në drejtim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe të përmbushjes së kriterit të fundit për liberalizimin e vizave. Nga vizita e fundit që kam zhvilluar në Bruskel më është konfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha 95 kriteret që kërkohen. Falënderoj EULEX-in …(ndalet rryma)”.
COMMENTS