MOLLIQAJ KUNDËRSHTON KONJUFCËN: THAÇI NUK KA BËRË SHKELJE LIGJORE

MOLLIQAJ KUNDËRSHTON KONJUFCËN: THAÇI NUK KA BËRË SHKELJE LIGJORE

Daka ndihet e nderuar që edhe për shtatë vjet do të jetë në krye të KQZ-së

Dardan Molliqaj në emër të Grupit të Deputetëve të Pavarur ka thënë se presidenti Hashim Thaçi e ka pranuar që është dakord me deportimin e gjashtë shtetasve turq.

mirëpo ai ka dal në kundërshtim me ish-partiakun e tij në Lëvizjen Vetëvendosje, Glauk Konjufca se këtyre shtetasve iu është shkelje e të drejtave të njeriut.

“Unë nuk jam fort i bindur që këtu kemi të bëjmë me shkeljen e të drejtave të njeriut qysh po thuhet këtu dhe shkelje të ligjeve mirëpo unë e kom një problem edhe ma të madh”, ka thënë Molliqaj.

Mirëpo ai ka shtuar se presidenti Thaçi është treguar dinak dhe nuk ka bërë shkelje ligjore.

“Unë mendoj se Presidenti Thaçi si një njeri dinak në politikë nuk ka bërë ndonjë shkelje e ka përdor ligjin e Kosovës, mirëpo ne kemi një njeri që nuk priton asnjëherë mi shërbye Erdoganit dhe për këtë ka bërë deportimin e këtyre personave duke u thirrur në një nen që e cenojnë lirinë kombëtare të shtetit të Kosovës”, është shprehur Molliqaj.

sot në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur interpelancë për deportimin e gjashtë shtetasve turq. Kjo interpelancë është thirru nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK). /Insajderi.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)