MBRETI I ARABISË SAUDITE JEP NJË SUPER PREMTIM

MBRETI I ARABISË SAUDITE JEP NJË SUPER PREMTIM

Arbëria me tri pikë dallim gozhdohet në krye të tabelës

Kohë më parë, duke qenë i sigurt në fitoren e Përfaqësueses së Arabisë Saudite në futboll kundër asaj të Irakut, mbreti saudit Salman, kishte bërë një premtim gjigant për Irakun, nëse ekipi i tyre i futbollit e mund atë të Arabisë Saudite në një miqësore që pritej të zhvillohej në fund të shkurtit të këtij viti.Premtimi i mbretit Salman, ishte për të ndërtuar një stadium në Irak dhe atë jo një stadium dosido, por i cili do të kishte dyfishin e kapacitetit të stadiumit më të madh aktual në Irak, ai i Basras, që ka 65.000 ulëse.
Pra, stadiumi gjigant i premtuar nga mbreti Salman, do të kishte plotë 135.000 ulëse dhe njëherit përveç në Irak, do ishte edhe stadiumi më i madh në botë.Miqësorja ishte zhvilluar më 28 shkurt, në të cilën Iraku kishte triumfuar me rezultat 4-1 kundër Arabisë Saudite, e që ishte ndeshja e parë ndërkombëtare e zhvilluar në Irak, që nga viti 1990, kur pas invazionit në Kuvajt, shteti i Irakut u përball me embargo ndërkombëtare për një kohë shumë të gjatë.Mbreti Salman, e kishte telefonuar kryeministrin e Irakut, Haider al-Abadi, duke i thënë se premtimin do ta mbajë dhe sipas shtypit, thuhet se veçse kanë filluar planet e para për ta siguruar lokacionin, për ndërtimin e këtij objekti gjigant.Përndryshe, përfaqësuesja e Arabisë Saudite në futboll, e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” dhe është në grupin A bashkë me Egjiptin, Rusinë dhe Uruguain, kurse skuadra e Irakut ngjarjen më të madhe të futbollit, do ta shikojë përmes televizionit, pasi nuk arriti të kualifikohej.

Stadiumi i premtuar nga mbreti Salman, mund t’i ngjasojë atij të “Qatar Foundation Stadium” (sikur në foton më poshtë), i cili do të jetë njëri nga stadiumet e rinj shumë impozant të Kampionatit Botëror në futboll, i cili mbahet në vitin 2022 në Katar. /Insporti.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)