Bëhet rivarrimi i dy martirëve të fshatit Sllovi

Bëhet rivarrimi i dy martirëve të fshatit Sllovi

Albin Kurti thotë se ideja për shkëmbim territoresh vjen nga Serbia dhe Rusia

Në varrezat e fshatit Sllovi sot është bërë rivarrimi i mbetjeve mortore të sjellura nga Batanjica e Serbisë të dy martirëve të këtij fshati Halime SH. Gerbeshi dhe Fatmir Sh. Bytyqi të vrarë në luftën e vitit 1999.

Në ceremoninë e rivarrimit ka marrë pjesë edhe Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, i cili tha se rivarrosja e familjarëve është reference për të gjithë ne, për institucionet e vendit tonë, veçmas për përgjegjësitë e shtetit tonë që peshën dhe rëndësinë e të pagjeturve që rëndon akoma në shpirtat e familjareve të të pagjetur të marrim si çështje imediate për të zgjedhur këtë problematikë në nivel vendi sepse eshtrat e tyre janë thell në themelit e shtetit tonë.

“Për kaq vite pas luftës, gjetja dhe varrimi i mbetjeve mortore, për familjarët dhe gjithë të tjerët shënon kujtesën e dhembjes, por jo vetëm kaq, na rikthen vëmendjen për të kaluarën e afërt me sa sakrificë e gjak është fituar liria, me sa përpjekje e jetra të të afërmëve e familjarëve është murosur shtetësia jonë”, ka thënë ndër të tjera Kryetari Imri Ahmeti.

Ndërsa në emër të familjes Gërbeshi dhe Bytyçi fjalë falenderuese për institucionet komunale dhe bashkëfshatarët e Sllovisë ka pasur edhe Feti Gerbeshi.
Ulpianapress.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)