GJYKATA DËNON DY PERSONA ME 19 VJET BURGIM PËR NJË VRASJE NË PEJË

GJYKATA DËNON DY PERSONA ME 19 VJET BURGIM PËR NJË VRASJE NË PEJË

Vulin shakaxhiu: Po e presim urdhrin e komandantit suprem

Gjykata Themelore në Ferizaj sot shpalli fajtorë dy persona të cilët akuzoheshin për një vrasje të rëndë të dhe tentim vrasje. F.D është dënuar me 15 vjet burg, ndërsa F.Gj me katër vjet heqje lirie.

Gjykata përmes një komunikate për media ka dhënë detaje lidhur me rastin i cili ka ndodhur në vitin 2010 në një restorant në Pejë.

Të pandehurit F.D dhe F.Gj akuzohet se në korrik të vitit 2010 në një restorant në Pejë, me dashje ka shtyrë vëllain e tij për kryerjen e veprës penale vrasja e tani të ndjerit B.L i moshës 24 vjeçare, duke rrezikuar jetën edhe të personave të tjerë.

Në atë mënyrë që i pandehuri shkon në restorant, ku ishte tani i ndjeri i shoqëruar me disa persona të tjerë, fillon fjalosja mes të pandehurit dhe tani të ndjerit lidhur me një borxh që i pandehuri ja kishte të ndjerit, dhe në një moment ngritën në këmbë dhe këmbejnë fjalë fyese me tentim edhe të një konflikti fizik, mirëpo ndërhynë personat e tjerë prezent për ta penguar eskalimin e konfliktit, por i pandehuri nuk ulet dhe largohet dhe pas një ore kthehet në restorant me dy vëllezërit e tij F dhe H, të pajisur me mjete për të sulmuar jetën e të ndjerit dhe të dëmtuarit N.V. dhe i pandehuri F.D me një shufër metalike, i pandehuri F.Gj me një dru bejsbolli, kurse i pandehuri H. me një pushkë automatike, sulmojnë fizikisht të ndjerin duke tentuar ta godasin me mjetet e tyre.

Mirëpo i ndjeri mbrohet me karrige, atëherë i pandehuri H pasi merr aprovimin nga i pandehuri F.D shkrep dy plumba në drejtim të të ndjerit B duke e goditur në pjesën ballore të kokës si dhe në anën e djathtë të gjoksit, duke i shkaktuar fashitje të trurit, gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme, ndërsa rrezikohet jeta edhe e personave të tjerë të cilët ishin prezent, me ç’rast i dëmtuari N.V pëson lëndim të lehtë nga predha e armës.

Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, të pandehurin F.D, për veprën penale vrasja e rëndë në shtytje, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej trembëdhjetë (13) vjet, dhe për veprën penale të kryer në bashkëkryerje vrasja në tentativë e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) vjet.

Të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vjet. Ndërsa të pandehurin F.Gj, për veprën penale të kryer në bashkëkryerje vrasja në tentativë e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) vjet.

Të pandehurve F.D dhe F.Gj, i’u vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)