22 Tetori , dita e triumfit të madh dhe rekordeve të Imri Ahmetit dhe LDK-së

22 Tetori , dita e triumfit të madh dhe rekordeve të Imri Ahmetit dhe LDK-së

Kryetari Ahmeti ka një urim pas rezultatit që Komuna e Lipjani është e para në përformancë më të mirë

Me rezultatet e të dielës, kryetari i rizgjedhur i Lipjanit, Imri Ahmeti dhe partia e tij LDK, kanë arritur t’i thyejnë të gjitha rekordet e deritanishme të arritura në ndonjë palë zgjedhje lokale në Komunën e Lipjanit.

Ahmeti dhe partia e tij, në këto zgjedhje kanë arritur t’a mobilizojnë masën, duke arritur rezultate që që nuk janë shënuar as në kohën kur partitë apo kandidatët e tyre për kryetar, ishin në kulmin e popullaritetit të tyre. Përderisa në të gjitha zgjedhjet tjera, fituesin e garës e përcaktotne balotazhi, Kryetari Ahmeti, është kandidati i parë nga të deritanishmit, që garën për kryetar e fiton me të parën. Ahmeti, me 16.841 votat e fituara në këto zgjedhje, ka arritur të shënojë rekord, duke fituar më shumë vota se cdo fitues tjetër në zgjedhjet e kaluara. Rëndësinë e fitores së Ahmetit ia shton fakti se rekordin e votave të fituara, ai e shënoi në raundin e parë, aq më parë që nisur nga përvoja, në balotazh rëndom numri i votave të fituesit rritet në krahasim me raundin e parë, për shkak të koalicioneve që arrihen.

Një prej rekordeve më të mëdha të Ahmetit,e i cili nuk është shënuar asnjëherë deri më tani, është dallimi i votave që Ahmeti ka krijuar në raport me të dytin më të votuar, duke qenë për 10. 776 vota më i votuar se Hajrullahu i PDK-së. Nisur nga të dhënat e zgjedhjeve të kaluara, secili nga kandidatët, po ti kishte 10776 vota, aq sa përbëjnë dallimin mes Ahmeti dhe Hajrullahut, do ti fitonte zgjedhjet, ose së paku, në balotazh do të shkonte si më i votuari.

Kryetari Ahmeti, përpos që ka mposhtur partinë e tij, duke qenë për 6 mijë e 430 vota më i votuar se ajo, ai ka arritur rekord që nodnjëherë nuk është shënuar, për dallimin që ndonjë kandidat ka fituar vota më shumë se sa partia e tij.

Me 10 mijë e 411 vota,sa ka marrë LDK në zgjedhjet e tetorit, jo vetëm që i kanë siguruar vendin e parë, si partia bindshëm më e votuar në këto zgjedhje, por ky numër i votave të fituara, LDK-së i sigurojnë primatin e partisë, që ka fituar më shumë vota se cdo parti fituese që ka marrë në zgjedhjet e kaluara.

Me rreth 1 mijë vota, sa ka marrë Rasim Hasani në zgjedhjet e të dielës, LDK gjithashtu mbanë rekord për kuvendarin bindshmë më të votuar ndonjëherë.
/Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)