Anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Europian i pamundur përgjithmonë?

Anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Europian i pamundur përgjithmonë?

Ismet Beqiri reagon ndaj Hysni Gucatit: LDK dhe deputetët e saj janë kundër shfuqizimit të Speciales

Portali Euractiv që merret me raportimin e temave që kanë të bëjnë me Bashkimin Europian ka shkruar për Samitin BE –Ballkani Perëndimor që pritet të mbahet muajin tjetër në Sofje të Bullgarisë. Tash e sa kohë, për pjesëmarrjen e Kosovës, problematike po raportohet të jetë Spanja e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Prandaj, e gjithë kjo situatë ka vënë në siklet organizatorin, Bullgarinë, e cila aktualisht ështe duke eksploruar formula të ndryshme për përfaqësimin e Kosovës.
Derisa Bullgaria është duke u përgatitur për Samitin e Majit, që për shumëkënd është aktiviteti kryesor gjatë presidencës së saj, Sofia e ka të qartë se jo të gjithë mysafirët do të ulen në të njëjtën tavolinë.

Kryeministri I Spanjës Mariano Rajoy i ka thënë homologut të tij bullgar Boyko Borissov se ai e ka një problem me këtë samit duke kërcënuar se nuk do të marrë pjesë nëse Kosova shkon aty. Shkëmbimi mes tyre ka ndodhur në margjina të Samitit të BE’së më 23 mars.

Bulgaria planifikon të ftojë të gjithë liderët e BE’së dhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor ku bënë pjesë edhe Kosova.

Kosova, shkruan Euractiv, nuk njihet nga Spanja, Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania. Të gjitha kanë frikë nga separatizmi në vendet e tyre dhe nuk e miratojnë mënyrën si është shkëputur Kosova nga Serbia.

Spanja, vecmas është sensitive, për shkak të tendecës së freskët për pavarësimin e Katalonisë.

Duke folur në samitin e Brukselit gjatë marsit, Rajoy kishte thënë se ai do të marrë pjesë në darkën joformale me shtetet anëtare më 16 maj, një ditë para Samitit të Sofjes, por jo edhe në ngjarjen e rëndëishme.

“ Kemi një cështje të rëndësishme këtu. Disa po flasin për zgjerim me shtete që nuk janë njohur, përfshirë edhe nga nga Spanja. Kjo na shkakton disa brenga neve” ka thënë ai.

Burime të agjencisë EFE kanë thënë se ky është pozicioni I Madridit dhe se është “befasuese” të flitet për zgjerimin e BE’së me Kosovën.

Pozicioni I Sllovakisë ndërkaq, sipas Euractiv, është se mbetet ende kohë deri në ditën e Samitit që të gjendet një zgjidhje e pranueshme.

“Qëndrimi ynë për Kosovën mbetet I pandryshuar: Republika e Sllovakisë nuk e njeh pavarësinë e saj. Vendimin për pjesëmarrjen në samit do ta marrim varësisht rreth zhvillimeve tjera rreth kësaj teme” ka theksuar Qeveria në Bratisllavë.

Greqia ndërkaq ka thënë se do të marrë pjesë pa dhënë më shumë detaje.

As Serbia nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen. Kryeministrja Ana Brnabic ka thënë se Beogradi do të pres të sikojë se si po shkojnë përgatitjet para se ta marrë vendimin.

Paradoks më vete, sipas Euractiv, është se Beogradi dhe Prishtina tani kanë më pak vështurësi për të komunikuar se sa disa vende të BE’së me Kosovën. Brnabic dhe Hashim Thaci tashmë janë takuar nën patronatin e BE’së.

Po ashtu liderët e e Ballkanit Perëndimor kanë bërë edhe fotografi të përbashkëta të liderëve ku është përfshirë edhe Kosova, por asnjëherë një foto të përbashkët me të gjitha shtetet anëtare.

Hera e fundit kur të gjithë liderët e Ballkanit ishin ftuar së bashlku ka qenë Samiti I Selanikut më 2003 së bashku me atëherë 15 shtete anëtare të BE’së. Por, atëherë Kosova ishte protektorat ndërkombëtarë dhe ishte përfaqësar nga zyrtari I OKB’së.

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë Ektaerina Zaharieva ka deklaruar se të gjitha vendet e BE’së, përvec Spanjës, e kanë konfirmar pjesëmarrjen në Samit.

“Takimi BE –Ballkani Perëndimor nuk është duke dështuar. Teksti I deklaratës është përgatitur dhe është në process të konsultimeve. Cështja e vetme që ka mbetur është se a do të publikohet në emër të 28 vendeve anëtare të BE’së dhe 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, apo vetëm në emër të Shteteve anëtare të BE’së” ka thënë ajo duke theksuar se sipas të gjitha gjasave deklarata do të bëhet vetëm nga shtetet anëtare.

Samiti pritet të ketë dy faza – me 28 shtetet anëtare në ditën e parë, dhe në ditën e dytë kur të marrin pjesë Shqipëria, Bosnja, Serbia, Mali I Zi, Maqedonia dhe Kosova. Është e paqartë se a do të përfaqësohet 28 vendet anëtare në ditën e dytë në nivel më të ulët.

Nikoqir do të jenë Kryeministri bullgar Boyko Borissov por lojëtarët kryesorë do të jenë Presidenti I Këshillit të BE’së Donald Tusk dhe Presidenti I Komisionit Jean Claude Junker. Po ashtu aty do të jenë edhe Mogherini dhe Hahn.

Për të siguruar se dokumenti final do të pranohet, ai do të draftohet në emër të 28 shteteve anëtare, ka thënë Ministrja e Jashtme e Bullgarisë.

Formula “Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor” do të anashkalohet sepse ajo e vendsos Kosovën në një nivel të njëjtë me 5 vendet tjera të Ballkanit, që përbën problem për Serbinë. Po ashtu nuk pritet të ketë as foto familjare.

Radio Europa e Lirë ka raportuar se e ka parë “Deklaratën e Samitit të Sofjes”, duke njoftuar se tekti me 13 paragarfë ka “ shumë pak përmbajtje politike”.

Edhe pse titulli I saj është “Deklarata e Samitit të Sofjes” vendet që nuk e njohin pavarësinë e saj insistojnë që thjeshtë të quhet “Konkluzionet e Presidencës Bullgare”.

Institucionet e BE’së besojnë se është e mundur që të zgjidhet dilema kosovare nëpërmjet negociatave të Serbisë për anëtarësim kur ato të hyjnë në fazën e fundit e kur Beogradit do t’I kërkohet ta njohë Prishtinën.

Por, mbetet më e paqartë se cila do të jetë strategjia e vendeve si Spanja vis a vis Kosovës dhe se a do të jetë fare i mundur anëtarësimi i saj në BE, madje edhe në plan afatëgjatë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)