Qerdhja për lakmi (Foto)

Qerdhja për lakmi (Foto)

Asfaltohen rrugët e lagjeve në fshatin Sllovi, Ahmeti inspekton punimet

Shikuar nga jashtë, objekti i ndërtuar 43 vjet më parë, mund të krijojë përshtypje mashtrimi për çdo kalimtar që kalon andejpari. Investimet e lodhta në pjesët e jashtme të objektit dhe ajo çka mund të haset brenda tij, janë kontrasti i madh, njofton Ulpianapress.

Për mungesë investimesh objekit përjashta duket për gjynah, ndërsa për brenda duket më bukur, falë punës së palodhshme të drejtoreshës dhe stafit. Afer 85 fëmijët sa ka kjo Qendrër Parashkollore për Edukim, nuk mund të lavdërohen shumë për dukjen e jashtme të objektit ku ata kalojnë pjesën më të madhe të ditës, por ndjehen të lumtur me llojllojshmërinë e brendshme për aktivitetet e tyre femijërore, gjumin e rehatshëm që bëjnë dhe rregullin e krijuar nga vetë drjtoresha, është gjëja e parë që bie në sy.

Drejtoresha Biha Azemi, thotë se në fillim të mandatit ka hasë në disa vështirësi duke filluar nga rryma, uji dhe ngjyrojsa e objektit, ku i është dashtë vetë të përkujdeset për ngjyrosjen e objketit nga mbrenda.

Azemi bënë me dije se të gjithë fëmijët kanë grupmoshën e vetë, dhe së nga korriku i këtij viti pritet edhe të renovohet Qendra Parashkollore për Edukim në Lipjan.

“Në fillim të mandatit nuk ishe edhe gjendja e mirë nga mbrenda, më është dashtë që ti telefonoja puntorëvë të rrymës, ujit si dhe më është dashtë që vetë të përkujdesem për ngjyrosjen e objektit nga mbrenda, sa i përket grupmoshave kemi nga 1-2 vjeç, apo grupi i parë, pastaj 2-3 vjeç, 4.5-5 vjeç dhe nga 5-6 vjeç.Pra kemi pesë grupmosha të fëmijëve.Secila grupmoshë ka planet dhe programet e veçanta dhe puna bëhët në grupe të veçanta, pavarësisht prej grupeve tjera apo prej moshës tjetër.Grupmosha 5-6 vjeç ka planin dhe programin e veçantë, sikurse mosha 1-2 vjeç ka krejt diçka tjetër.Grupmoshat ndahen sipas numrit të fëmijëve.Nëse kemi pak fëmijë mund të shkojmë në mosha të përziera, nëse ka shumë fëmijë ndahen në grupmosha të vaçanta Këto grupe ndahen në kopsht dhe në qerdhe, ,janë dy veprimtari që kryhen Qerdhja përfshinë fëmijët prej 1-3 vjeç, kurse kopshti i përfshinë fëmijët nga 3-6 vjeç. Mirëpo edhe plani dhe programi është i veçantë për ta”, shpjegon Azemi.

Drejtoresha , thotë se në Qendër ka një orar të rregullt të punës të cilit i përmbahen edukatoret dhe në përpikëri realizohet, gjithëherë sipas kalendarit ditor.

”Në këtë kalendar ditor parashihet koha prej pranimit të fëmijëve në Qerdhe, puna me ta, aktiviteti në fusha të ndryshme në gjashtë lëmi që fëmijët duhet ti mësojnë,si dhe ushqimi e gjumi. Çdo gjë është e programuar dhe si e tillë realizohet.Prandaj nga kjo punë që bëhet fëmiu me siguri se ka mësuar diçka dhe kjo është punë e mirë dhe ata ndryshojnë gjithësesi në të mirë.Ushqimin e kanë të mirë, zhvillojnë aktivitete të duhura për moshën që kanë dhe deomos se do të bëjnë edhe gjumin e rehatshëm.Mirëpo, edhe fëmijët i kanë detyra e tyre për të mësuar qoftë ndonjë vjershë apo përrallë dhe ai duhet ti dijë atë së paku deri 20 vjersha gjatë tërë vitit.Në të shumtën e rasteve prindërit janë të kënaqur me fëmijët e tyre dhe punën që bëhët me ta”. ka thënë drejtoresha Azemi./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)