Akil Gjakova ka zhvilluar luftën e tij çerekfinale në Grand Prix Turneun e Antalyas në xhudo,m kur për kundërshtar kishte koreanin Changrim An.
Siç kishte raportuar edhe më herët Insporti, fjala është për xhudistin 24 vjeçar, i cili është dy herë kampion aziatik dhe fitues i medaljes së bronztë në Paris, në Grand Slam turneun ku Akili u shpall kampion. Minutazhi i rregullt i duelit përfundoi pa fitues dhe më pas u shkua në kohë shtesë dhe në pikën e artë – golden score. Gjakova ra në ippon, nga koreani, i cili dukej taktikisht më i përgatitur dhe meqë gjyqtari pati nevojë që tri vendime të tij ti shohë edhe në përsëritje, kjo e acaroi Akilin edhe më shumë gjatë luftës.
Siqoodoftë, eliminimi në çerekfinale, edhe pse e lë Gjakovën pa gjasa për medalje të artë, nuk e lë pa gjasa për medalje.
Gjakova mund t ëiftojë medalje të brozntë në repasazh dhe në momenti që dihen kundërshtarët e tij janë gati të fillojnë luftërat e repasazhit, Insporti do të ju njoftojë dhe publikojë linkat për të parë luftërat live.
COMMENTS