Zidane: “Nuk do të bëjmë korridor nderi për Barcelonën”

Zidane: “Nuk do të bëjmë korridor nderi për Barcelonën”

Tifozëria lipjanase ’’Tigrat’’ kanë një dedikim special për fitoren ndaj Bashkmit GJ (FOTO)

Zinedine Zidane deklaroi para mediave se nëse Barcelona fiton titullin kampion në Spanjë një javë përpara “El Clasicos” kundër Realit, madrilenët nuk do të rreshtohen për të bërë “korridorin” në nder të kundërshtarit.
El Clasico e dytë për këtë sezon do të luhet dy xhiro para fundit të kampionati dhe me këtë ritëm siç po shkon Barcelona, mund të shpallet kampion nga ndeshja në ndeshje.

Pikërisht për këtë, është fol se Reali duhet t’ia bëjë “korridorin e nderit” Barcelonës, për ta nderuar për titullin e fituar. Por, këtë nuk e bëri Barcelona në dhjetor për Realin dhe Zinedine Zidane thotë se as Reali nuk do ta bëjë për Barcelonë.

“E kam vendosur dhe nuk ka vend fare për debat: nuk do të bëjmë korridor nderi. Nuk e kuptoj pse duhet korridori. Barcelona e para e prishi këtë traditë”, u shpreh Zizu.

“Nuk do t’ia bëjmë Barcelonës korridorin e nderit. Nuk dua të flasim më për këtë”, u përgjigj më tej Zidane. /Gazeta Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)