HAXHIU: AKTAKUZA PËR AFERËN PRONTO NUK ËSHTË E PLOTË

HAXHIU: AKTAKUZA PËR AFERËN PRONTO NUK ËSHTË E PLOTË

Ky është arsyetimi i PZAP-it për rinumërim të votave në Prishtinë

Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu ka deklaruar se afera Pronto ka shpërfaqur kapjen e shtetit, pra kapjen e secilit institucion, ndërrmarje, bord, agjension.

“Pra të gjithë e kemi të qartë se punësimet e Thaçit e Veselit, ishin me qëllim të kontrollit mbi gjithçka përmes njerëzve të tyre të dëgjueshëm. Grabofci, Pajaziti, Beqaj dhe të tjerët ishin shërbëtorët e zellshëm të Thaçit e Veselit”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

Sipas saj, afera Pronto ka shpërfaqur shumëçka! “Ka shpërfaqur se si kontrollohet sistemi i drejtësisë, si zgjedhen gjyqtarët e prokurorët, si kontrollohen ndërrmarjet publike lokale e qendrore si kontrollohen bordet e agjensionet!”, ka shkruar deputetja.

Sipas Haxhiut, afera Pronto ka dëshmuar se si njerëzit e PDK-së duan të kenë kontroll mbi çdo institucion dhe mbi pasurinë publike.

“Pak a shumë aty kemi kuptuar se pse në Kosovë asgjë nuk funksionon siç duhet dhe pse ka aq shumë korrupsion e krim të organizuar! Për bindjen time, Prokuroria Speciale, qëllimshëm është munduar ta relativizoj kapjen e shtetit përmes klasifikimit vetëm në veprën penale të diskriminimit në punësim!” ka shkruar ajo.

Sipas Haxhiut, shkeljet e aferës Pronto mund të zbërthehen lehtësisht në Kodin Penal. “Keqpërdorimi i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar dhe Ushtrimi i Ndikimit janë edhe dy vepra tjera penale të cilat prokuroria i ka shpërfillur”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas saj, aktakuzave duhet t’i shtohen edhe këto dy vepra penale e po ashtu aktakuza duhet të ngrihen edhe për Thaçin e Veselin, si protagonistë të aferës Pronto.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)