Ministria e Jashtme e Kosovës ka thënë se deri më tash nuk ka ndonjë informatë se në mesin e të vdekurve apo të lënduarve në Gjermani ka qytetarë të Kosovës.
Jetlir Zyberja, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli ka thënë se konsullata e Kosovës dhe gjithë stafi diplomatik atje janë të angazhuar në përcjelljen e ngjarjes, por që deri më tani nuk kanë informacione për ndonjë qytetarë të Kosovës, të vrarë apo të lënduar nga sulmi.
“Jemi duke e përcjellë gjendjen atje, konsullata jonë është angazhuar, deri më tani nuk ka ndonjë informacion”, ka thënë Zyberja për lajmi.net.
Ai ka treguar se është vënë në dispozicion numri +4917668149736, për të gjithë qytetarët në Gjermani.
Nga sulmi që ndodhi në qytetin Munster të Gjermanisë, ku një veturë goditi një turmë njerëzish kanë vdekur dhjetëra persona dhe 30 janë të lënduar.
Sipas raportimeve edhe kryesi i sulmit ka bërë vetëvrasje./Lajmi.net/
COMMENTS